☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,602 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,166 ▲ +2.26% ETH $2,080 ▲ +3.5% XRP $1.3435 ▲ +0.25% SOL $84.2300 ▲ +1.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

ISIS, përvjetor me masakra

Një vit pas shpalljes së Kalifatit në Siri dhe Irak, Shteti Islamik është më i fortë se kurrë. Sukseset e veçuara të aleancës shumëkombëshe nuk kanë mundur t’i zbrapsin përfundimisht ekstremistët e dhunshëm që mbajnë të pashqetësuara në darën e dhunës territore të tëra të të dyja vendeve në fjalë.

Përvjetorin e parë, ISIS-i e festoi me sulmin e Sousse-s në Tunizi e vrasjen e 38 turistëve, me shpërthimin në xhaminë shitte të Kuvajtit, ku u shënuan edhe aty me dhjetëra viktima dhe më e fundit, autobomba e shpërthyer gjatë një ceremonie varrimi në Jemen. Numri i të vdekurve nuk dihet ende me saktësi. Të plagosurit llogariten në mbi 30.

Sulme të njëpasnjëshme terroriste në vende të ndryshme, të cilat përçojnë një mesazh të vetëm e të qartë: Jemi kudo e mund të godasim në çdo kohë!

Deri përpara një viti, luftëtarët e ISIS-it ishin të përqendruar vetëm në disa zona të caktuara, por përgjatë këtyre muajve e kanë shtrirë rrufeshëm kontrollin e tyre, sidomos në Irakun verior. Pikësynimi kryesor ishte Mosuli. Me marrjen e tij dhe asaj që do të shndërrohej në kryeqendrën “de facto” të kalifatit, Rakasë në Siri, kanë arritur të krijojnë një strukturë të gjerë të cilën mund ta zgjerojnë edhe më shumë. Për ekspertët, në këtë pikë është e qartë se bërthama e shtetit xhihadist vazhdon të rritet.

Në tetor, gadishulli i Sinait në Egjipt u vetëshpall kalifat pak ditë më vonë, lëvizjes së tij iu bashkangjitën pjesë të Libisë. Me gjithë kërcënimet për shkatërrim, ISIS-i edhe pas një viti vazhdon të zgjerohet e madje më shumë se kurrë më parë. Me doza të rralla sinqeriteti, zyrtarët irakianë pranojnë se e kishin nënvlerësuar grupin xhihadist dhe se nuk ua ka marrë mendja që ISIS-i do të tërhiqte në radhët e tij kaq shumë luftëtarë të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.