☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.38 ▼0.49%
ARI 4,594 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,697 ▲ +0.76% ETH $2,062 ▲ +1.37% XRP $1.3261 ▼ -1.93% SOL $83.3700 ▲ +0.18%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.38 ▼0.49 % ARI 4,594 ▲0.81 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.38 ▼0.49 % ARI 4,594 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

ISIS zgjeron rrezen e veprimit, lëshon tre raketa ndaj Izraelit

ISIS vazhdon ta zgjerojë sferën e veprimit e së fundi, grupi islamik i lidhur me të në Egjipt, i vetëquajtur provinca Sinai, deklaroi se pikërisht nga ky gadishull ka lëshuar tre raketa drejt Izraelit.

Akti, sipas drejtuesve të tij, është një lloj shpagimi ndaj mbështetjes që vendi hebre i jep ushtrisë egjiptiane. Autoritetet izraelite pohuan se dy raketa kanë rënë në jug të vendit, por nuk kanë shkaktuar as viktima në njerëz e as dëme materiale.

Që prej ditës së mërkurë, nga luftimet e ashpra në veri të gadishullit të Sinait kanë gjetur vdekjen 17 ushtarë egjiptianë e rreth 100 militantë të shtetit islamik.

Përplasjet nisën pas një mësymje të koordinuar të ekstremistëve në qytetin e Sheikh Zuweid-it, një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji të organizuara ndonjëherë nga xhihadistët në këtë territor.

Pas përmbysjes së presidenti islamik Mohamed Mursi korrikun e vitit 2013, militantët i intensifikuan ndjeshëm goditjet e tyre në rajonin e trazuar e që prej atëherë, në përplasjet me ta llogaritet të jenë vrarë të paktën 600 pjestarë të forcave të armatosura dhe atyre të policisë egjiptiane. Izraeli ndan një kufi prej 240 km me gadishullin e Sinait. Shteti hebre e akuzon Hamasin që kontrollon Gazën, se i ka ofruar mbështetje organizatës, provincë e Sinait, gjë të cilën lëvizja islamike palestineze nuk e ka pranuar ndonjëherë. Pohimet për lëshimin e raketave të llojit Grad, grupi në fjalë i shoqëroi me deklaratën se ato ishin hedhur në “Palestinën e pushtuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.