Rajoni

Forumi 2BS në Budva, Maqedonia mund të ndjek shembullin e Malit të Zi

Presidenti malazez Vujanoviç tha se e është e rëndësishme që Mali i Zi sa më shpejt të bëhet anëtar i NATO-s.

Bosnjë e Hercegovina (BeH) dhe Maqedonia mund të ndjekin shembullin e Malit të Zi, sa i përket rrugës drejt anëtarësimit në NATO, kurse aplikimi i BeH-së për në NATO do të thotë një fazë të re për sigurinë në rajon, deklaruan sot në Budvë presidentët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë Filip Vujanoviç, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Borut Pahor.

Në debatin e sotëm presidencial në temën “siguria e përbashkët – përgjegjësia e përbashkët”, ku të pranishëm ishin presidentët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë, u diskutua për rrugën e Malit të Zi në NATO dhe anëtarësimin e mundshëm në të ardhmen të BeH-së dhe Maqedonisë.

Presidenti malazez Filip Vujanoviç tha se kjo është një periudhë me sfida të shumta globale, por është e rëndësishme që Mali i Zi sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s.

“Duhet të flasim që të respektojmë dhe të pranojmë reformat në fushën e mbrojtjes. Kjo është një nismë e fuqishme e BeH-së dhe Maqedonisë, kështu që të gjitha vendet nga rajoni kanë aspirata të anëtarësohet në NATO. BeH-së dhe Maqedonisë i uroj suksese, dhe dëshiroj që shembulli i Malit të Zi të shërbejë si një shembull i mirë për të gjithë”, tha Vujanoviç.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha se ishte shumë i kënaqur që Mali i Zi së shpejti do të marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button