☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqi

Javën e kaluar, efektivët e Guardia di Finanza-s sekuestruan 157 kilogramë kokainë në pikën e kontrollit të autostradës në qytetin kufitar të Ventimiglia-s në Liguria.

Efektivët ndaluan një kamion që transportonte kuaj dhe shqetësimi i shoferit i bëri të dyshonin, ndaj kryen kontrolle më të hollësishme në automjet, me ndihmën e qenve të zbulimit të drogës të cilët gjetën një ndarje të fshehtë ku ndodheshin 157 kg kokainë, të ndarë në pako.

Shoferi, një burrë në moshë të mesme që nuk bëri rezistencë, u arrestua për trafik ndërkombëtar droge dhe është lënë në qeli.

Vlera e kokainës përllogaritet nga 5 deri në 7 milionë euro. Nëse shitet në rrugë, pasi përzihet me substanca të tjera, vlera e saj në treg është edhe më e lartë, rreth 11 deri në 14 milionë euro.

Sa i përket logjistikës së trafikut të drogës, në raport është theksuar se krimi i organizuar që vepron në Liguria nuk është vetëm italian, informon “La Stampa“.

Përkrah rolit ende qendror të ‘Ndranghetës, raporti evidenton “një bashkëpunim tashmë të barabartë me krimin e organizuar shqiptar, i cili gradualisht ka braktisur funksionet e thjeshta të krahut të punës për t’u specializuar në shërbimet logjistike, duke u marrë me marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe që, në të njëjtën kohë, ka treguar një autonomi operacionale gjithnjë e më të madhe.”

Kokaina, e prodhuar kryesisht në Amerikën e Jugut (Kolumbi, Peru, Bolivi), transportohet me rrugë detare ose ajrore drejt Evropës, përmes porteve të Spanjës, Belgjikës, Holandës dhe Italisë, dhe më pas shpërndahet me kamionë dhe furgonë përmes autostradave kryesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.