🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.25 ▲3.03%
ARI 4,400 ▼1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,528 ▼ -0.92% ETH $2,483 ▼ -0.45% XRP $1.4188 ▲ +1.32% SOL $103.0600 ▼ -0.92%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.25 ▲3.03 % ARI 4,400 ▼1.71 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.25 ▲3.03 % ARI 4,400 ▼1.71 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BM, Franca dhe Kanadaja ndalojnë importet nga vendbanimet izraelite

LONDËR, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë njoftuar se do të ndalojnë importet nga vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke e cilësuar zgjerimin e tyre si një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe urgjent për zgjidhjen me dy shtete.

Tre vendet, së bashku me nëntë shtete të tjera evropiane, dënuan gjithashtu dhunën në rritje të kolonëve dhe zgjerimin e vendbanimeve.

Franca deklaroi se do t’i japë fund tregtisë me vendbanimet, ndërsa Britania e Madhe paralajmëroi sanksione ndaj kompanive dhe individëve që ofrojnë shërbime ndërtimi, financimi dhe pasurish të paluajtshme.

Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, akuzoi qeverinë izraelite se ka mbyllur sytë ndaj asaj që ai e përshkroi si “spastrim etnik të palestinezëve” në disa zona të Bregut Perëndimor.

Londra njoftoi gjithashtu masa kundër promovimit dhe reklamimit të tokave dhe pronave në vendbanime, si dhe sanksione ndaj pesë individëve të tjerë.

Izraeli reagoi ashpër ndaj vendimit. Ministri i Jashtëm Gideon Saar i cilësoi akuzat e Milibandit si “gënjeshtra të turpshme”, ndërsa qeveria izraelite njoftoi masa ndaj Britanisë së Madhe përfshirë mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalem dhe ndalimin e hyrjes për 12 shtetas britanikë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se nuk do t’i bashkohen sanksioneve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni nuk mbështet masa të tilla, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë zgjerimin e vendbanimeve, të cilat sipas së drejtës ndërkombëtare konsiderohen të paligjshme.

Më shumë se 500 mijë izraelitë jetojnë aktualisht në vendbanimet e Bregut Perëndimor, krahas rreth tre milionë palestinezëve.

Sipas të dhënave të AFP-së, të paktën 1 105 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.