Kronika

Itali, kapet avioni me drogë në Torino; ishte nisur nga Shqipëria

Përdornin një avion të vogël për të shmangur kontrollet kufitare dhe për të trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Policia italiane në qytetin e Torinos ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte duke përdorur aeroportin turistik të Gatinarës, në veri të vendit fqinj.

Uniformat blu, sipas raportimeve të mediave italiane, kanë arrestuar katër persona dhe kanë sekuestruar 80 kg lëndë narkotike dhe natyrisht avionin me të cilën ajo transportohej.

Sipas burimeve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se grupi transportonte sasi të konsiderueshme droge.

Avioni ishte modifikuar nga brenda me heqjen e sediljes së pasagjerit në radhën e dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button