Politika

Itali: Shqiptarët angazhohen në jetën politike, në Torino me Piero Fassinon

Qendra e Kulturës Shqiptare organizoi në Torino një takim të bashkësisë sonë me kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, z. Piero Fassino, njëkohësisht kandidat i koalicionit të qendrës së majtë në zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen 5 Qershorin e ardhshëm. Në takimin e drejtuar nga Benko Gjata, gazetar dhe president i Qendrës së Kulturës, morën pjesë shumë qytetarë shqiptarë, të cilët kanë edhe nënshtetësi italjane dhe mund të votojnë në shtetin fqinj.

????????????????????????????????????

Fassino kujtoi angazhimin dhe përpjekjet e administratës së drejtuar prej tij, si edhe të forcës politike së cilës ai i përket, në drejtim të proçesit të integrimit në shoqërinë italjane të qytetarëve të rinj, me prejardhje nga vende të tjera të botës.

Torino është shpallur së fundmi një prej 5 qyteteve më të suksesshme në Europë, i pari ndër qytetet italjane dhe ato të shteteve të Europës Jugore, përsa i përket integrimit të qytetarëve të huaj. Mbi bazën e kësaj përvoje mjaft pozitive, kryetari Fassino theksoi rëndësinë e vijimësisë në rrugën e politikave të integrimit, sidomos në situatën aktuale politike të karakterizuar nga forca dhe prirje ksenofobe. Torino është gjithashtu edhe një prej qyteteve europjane më aktive përsa i përket nismave të bashkëpunimit me Shqipërinë, kjo edhe falë pranisë së bashkësisë shqiptare dhe të Qendrës së Kulturës.

Në fjalën e tij Fassino kujtoi disa prej bashkëpunimeve të shumta e të suksesshme kulturore, sociale, ekonomike dhe institucionale mes Torinos dhe Shqipërisë dhe konfirmoi gadishmërinë e tij për të vijuar në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Gjatë bashkëbisedimit me publikun pjesëmarrës Fassino ju përgjigj edhe pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët në lidhje me disa nga problemet më akute të bashkësisë shqiptare në Itali, si çështja e papunësisë rinore dhe e grupmoshave më të moshuara, përfitimi i pensioneve në Itali, e drejta e votës për të huajt që nuk kanë marrë ende nënshtetësinë italjane, etj. Takimi i Torinos është një shembull i pjesëmarrjes përherë e më aktive të shqiptarëve në jetën politike të Italisë dhe i vëmendjes në rritje të forcave politike italjane ndaj këtij elektorati të ri.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Vetëm në Torino, në zgjedhjet e ardhshme vendore do të votojnë rreth 1.500 shqiptarë. Numri është shumë më i lartë, disa dhjetëra mijëra, në rang kombëtar. Ky fakt e shndërron bashkësinë e madhe shqiptare që jeton dhe punon në Itali në një faktor të rëndësishëm dhe me peshë edhe në marrdhëniet dypalëshe mes vendeve tona.

Veprimtaria u organizua nga Qendra e Kulturës Shqiptare, një prej organizatave më aktive të bashkësisë shqiptare në Itali. E angazhuar prej kohësh në fushën e diplomacisë publike, Qendra promovon kulturën dhe imazhin e Shqipërisë, mbështet proçesin e integrimit të bashkësisë shqiptare, nxit pjesëmarrjen aktive të qytetarëve shqiptarë në jetën kulturore, sociale, ekonomike dhe politike të Italisë dhe bën përpjekje për zhvillimin e konsolidimin e marrdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve. Falë veprimtarisë së dendur dhe cilësore, Qëndra e Kulturës Shqiptare është shndërruar në një pikë referimi si për qytetarët shqiptarë, ashtu edhe për organizatat dhe institucionet e territoreve ku vepron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button