🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,671 ▼0.67%
DOW 46,574 ▼0.89%
NASDAQ 22,324 ▼0.69%
NAFTA 98.21 ▲2.81%
ARI 4,862 ▼2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,521 ▼ -3.78% ETH $2,207 ▼ -5.91% XRP $1.4521 ▼ -3.86% SOL $89.3800 ▼ -5.47%
S&P 500 6,671 ▼0.67 % DOW 46,574 ▼0.89 % NASDAQ 22,324 ▼0.69 % NAFTA 98.21 ▲2.81 % ARI 4,862 ▼2.92 % S&P 500 6,671 ▼0.67 % DOW 46,574 ▼0.89 % NASDAQ 22,324 ▼0.69 % NAFTA 98.21 ▲2.81 % ARI 4,862 ▼2.92 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Italia, partneri ynë kryesor tregtar

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri gjatë vitit 2015 arritën në rreth 164.953 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 164.412 milionë lekë. Sipas Institutit të Statistikave, INSTAT, Italia ishte vendi me të cilin u vërejt ulja më e madhe e nivelit të importeve konkretisht me 4.9 %.Edhe eksportet për këtë periudhë kanë shënuar rënie.

Gjithsesi, nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Referuar të dhënave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë llogariten 123.696 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 133.046 milionë lekë.

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39.6 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave makineri pajisje dhe pjesë këmbimi për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 28.098 milionë lekëve, çka tregon interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale.

Importi i grupit të mallrave ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” arriti në vlerën 25.919 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për vitin 2015ti vlerën e mbi 72,700 milionë lekëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.