Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,049 ▼ -4.03% ETH $1,986 ▼ -3.77% XRP $1.3249 ▼ -2.73% SOL $82.7700 ▼ -4.52%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Italianët e krahasojnë Shqipërinë me Kubën për të bërë biznes

Shqipëria renditet ndër destinacionet që sugjerohen për të investuar nga sipërmarrjet italiane për vitin 2017. Është economia-italia.com që e rendit Shqipërinë në krah të destinacioneve si Kuba, Greqia, Britania e Madhe apo edhe Maroku e Tajlanda.

Për secilin prej këtyre vendeve ofrohen sugjerime dhe sektorët më tërheqës. Për Shqipërinë, një profil të detajuar (Business atlas 2016) ka realizuar në këtë kontekst edhe Shoqata e Dhomave të Tregtisë Italiane me Jashtë.

Në të thuhet se në Shqipëri ka rreth 400 kompani italiane. Perspektivat janë të favorshme dhe një nga sektorët që sugjerohet është energjia, ku vlera e investimeve italiane llogaritet në rreth 3 mld euro. Projekti i gazsjellësit TAP gjithashtu vlerësohet si mundësi për kompanitë italiane, duke qenë se ka një marrëveshje mes vendeve ndërtuese.

Sektor tjetër me interes, në periudhë afatshkurtër, është edhe bujqësia, turizmi, si dhe ai i modës.

Shqipëria

Të investosh në Shqipëri është e mundur në disa sektorë, si energjia, turizmi, transporti dhe mineralet. Ky vend po modernizohet edhe në sektorin e veshjeve. Mjaft mirë po ecin edhe qendrat e mirëqenies. Qeveria është duke investuar në gjallërimin e qendrave urbane.

Kostoja e punës është mjaft e ulët. Paga mesatare mujore llogaritet në rreth 300 euro. Norma e tatimit mbi fitimin është 15%.

Megjithatë, Shqipëria është një vend që ka korrupsion të lartë, spekulime, por edhe krim të organizuar. Cilido që kërkon të investojë duhet të marrë në konsideratë edhe këta faktorë. Shqipëria po bëhet në njëfarë mënyre si një lloj Kube në Mesdhe, siç ishte Kuba për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku ka shumë bukuri natyrore, me nivel të ulët taksimi e ku një sipërmarrës mendjemprehtë mund të guxojë. Një vend i duhur për të investuar në turizëm ose në aktivitete që lidhen me këtë sektor.

Kuba

Vdekja e Fidel Kastros ka shërbyer si një pikë kthese. Marrëdhëniet e reja me SHBA-në dhe hapja ndërkombëtare po shihen si mundësi investimi. Rumi dhe cigaret janë dy sektorë në lulëzim, por mund të investoni edhe duke blerë aksione tek anglezja Imperial Tobaço. Kush do të zgjedhë që të investojë në Kubë do të ndeshet me jo pak vështirësi, por do të shpërblehet nëse do të jetë i duruar pasi priten zhvillime pozitive në 2017-n.

Greqia

Athina nuk ka dalë ende nga kriza ekonomike, megjithatë ajo ka pasur edhe një anë pozitive. Çmimet e pasurive të paluajtshme janë reduktuar dhe janë tërheqëse për investitorët. Rreth 200 mijë pasuri janë të pashitura dhe ky numër mund të rritet. Në zonat turistike, çmimet nuk kanë pësuar shumë ndryshime. Në Athinë mund të blini shtëpi 100 m2 edhe me një çmim prej 40,000 eurosh. Por, kujdes me taksat. Në Greqi ato janë të larta.

Mbretëria e Bashkuar

Investimet me origjinë të huaj janë në rritje në Britani, pavarësisht Brexit. Nuk ka shumë burokraci dhe kjo është në favor të qytetarit. Një biznes i ri mund të hapet brenda një jave. Taksimi është i favorshëm. Tregu i pasurive të paluajtshme është një mundësi e mirë.

Maroku

Për të investuar në këtë vend është e rëndësishme që të jeni mendjehapur. Është një vend i qëndrueshëm dhe është më europiani në Afrikë. Është një vend mysliman, ku feja ka rol të rëndësishëm.

Tajlanda

Është shteti me profilin më të mirë ekonomik në Azinë Juglindore. Ka një rrjet mjaft të mirë të transportit publik. Nëse vlerësoni të investoni në zona turistike mund të keni përfitime interesante. Megjithatë kini kujdes pasi ka edhe një listë aktivitetesh që janë të ndaluara, siç janë pyjet e përdorimi i imazhit të Budës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.