☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.45 ▲7.12%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,720 ▼ -1.27% ETH $2,184 ▼ -1.37% XRP $1.3284 ▲ +0.01% SOL $81.9300 ▼ -0.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.45 ▲7.12 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.45 ▲7.12 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Italianët pëlqejnë Vlorën për pushime

Vlora është në planin e italianëve për pushim me kosto të ulët. Pushimet verore me traget dhe me kosto të ulët mund t’u japin më shumë kënaqësi, por edhe eksplorim të vendeve të reja.

Scambieuropei.info shkruan se nuk është e nevojshme të shkosh larg për pushime, për të gjetur destinacione fantastike me buxhet të ulët dhe pa patur nevojën të udhëtosh me avion.

5 ide për pushime me traget

Vlora
Ndoshta Shqipërinë nuk e keni konsideruar ndonjëherë si mundësi për pushime në det, por ky është një gabim i madh, – shkruan blogu. Shqipëria në fakt po bëhet një destinacion ndër më të preferuarit, dhe mbetet fantastike falë çmimeve të ulëta dhe qetësisë që mund të gjesh. “Shumë plazhe janë të paeksploruara dhe ju presin darka me peshk të mrekullueshme, të vendosura në tavolinë e të sapopeshkuara”, shkruan më tej blogu.

Korsika
Nuk është Italia, por nuk është as Franca. Korsika ka një identitet tërësisht të saj, me peisazhe të egra dhe me një kuzhinë tipike. Mos mendoni se Korsika është njësoj si Sardenja. Nëse jeni i apasionuar pas sporteve të ujit, mos humbisni rastin.

Korfuzi
Ishulli i Korfuzit në Greqi është një nga ishujt më të famshëm, ndoshta më i gjelbëruari nga të gjithë. Korfuzi ka dhe plazhe mahnitëse, pyje të gjelbër, dhe dy milionë pemë ulliri. Por ka edhe shumë raste të jetës së natës, nëse jeni duke kërkuar atë.

Hvar
Ai është më i gjati i ishujve dalmatë. Hvar ëshë një ishull mjaft i bukur i Kroacisë, që tërheq çdo vit qindra e mijëra turistë falë plazheve dhe klimës së tij perfekte. Hvar është destinacioni i duhur për ata që duan të shëtisin nëpër rrugë, të enden dyqaneve apo të ndalen për ndonjë pije freskuese në ndonjë tarracë, në perëndimin e diellit. E më pas të kërcejë derisa të lindë dielli.

Sardenja
Sardenja është e famshme për ujërat e saj kristal, dhe kulturën tradicionale italiane. Mbi të gjitha, Sardenja ofron diçka për të gjithë. Është ideale për familjet me fëmijë, për çiftet që duan relaksin, dhe për grupet e miqve…mjafton të gjesh zonën e duhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.