🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,932 ▲ +0.18% ETH $2,048 ▼ -0.44% XRP $1.3082 ▼ -0.43% SOL $80.0900 ▲ +0.14%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Itinerari ballkanik, Austria mund të përdorë ushtrinë për ta mbajtur të mbyllur

Për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, vendet europiano-lindore e Austria mund të përdorin edhe ushtarët. Në situatën aktuale, vendet në fjalë duan të marrin çdo masë të nevojshme, përfshirë edhe angazhimin ushtarak, për t’u siguruar që itinerari ballkanik do të vazhdojë të mbetet i mbyllur.

Politologu vjenez, Vedran Dzihic shprehet i bindur se, në këtë drejtim, nga shtetet e rajonit do të ketë bashkëpunim. Por si shpërblim, ato presin – ndoshta edhe më fort se më parë – një mbështetje zyrtare në rrugën drejt BE-së.

Jozyrtarisht, ekzekutivët në fjalë – shton ai, – pretendojnë mbështetje për veten dhe kursin e ndjekur aktualisht. Dzihic, i cituar nga mediat gjermane, e sheh me shqetësim politikën e ashpërsisë ndaj emigrantëve.

Për ekspertin, angazimi i ushtrisë do të përbënte tejkalim të limitit. Pamjet nga Idomeni, që janë tepër të rënda edhe pa futur ushtarët në mes, – kujton ai, – si dhe imazhet shqetësuese e pjesërisht brutale nga ai vend nuk përçojnë aspak fytyrën miqësore të Europës.

Sidoqoftë, Austria vazhdon t’i mbetet besnike kursit të saj. Deri më tani refugjatët mund të shtronin kërkesën për azil jo vetëm në kufi, por në çdo rajon policie në Austri. Në të ardhmen, kjo do të jetë e mundur vetëm në Qendrat e Regjistrimit përgjatë kufirit. Aty refugjatët do të duhet të qëndrojnë deri në 120 orë, kohë në të cilën autoritetet do të verifikojnë nëse kërkesa për azil do të pranohet apo jo.

Media të ndryshme flasin që tani për “fortesën Austri”. Edhe kontrollet e kufirit do të intensifikohen, sipas ministrit të Mbrojtjes Hans Peter Doskozil, mesazhi i të cilit për Gjermaninë është: Aty ku ne do të vendosim kontrollet kufitare nuk do të ketë më tranzitim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.