☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,942 ▲ +0.12% ETH $2,279 ▲ +1.7% XRP $1.3523 ▼ -0.19% SOL $84.6100 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ivanov për Ramën: Deklarata të tilla sjellin konflikte në rajon

Presidenti Maqedonas, Gjorgje Ivanov e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkim me Kosovën si nxitëse për konflikte në Ballkan. Në një intervistë për Anadolu Agency, Ivanov ka thënë se politikanët i përdorin deklarata nacionaliste për të mobilizuar votuesit.

 “Është e panevojshme në ditët e sotme të përdoret retorikë e shekullit të 19 dhe të 20. Të gjithë ne mund të jemi të mëdhenj në Ballkan nëse ngrihemi dhe investojmë në standarde, kritere dhe principe sa më të larta, e jo të mendojmë të zgjerohemi horizontalisht ose në territore të reja, e cila çdo herë shkakton konflikte në Ballkan”, thotë Ivanov.

Sipas tij, ideja evropiane është ajo që kontribuon në stabilitetin e rajonit. I pyetur për situatën e tensionuar politike në Maqedoni, presidenti maqedonas tha se ky është faji i opozitës.

“Me sjelljet e opozitës nuk shohim integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, nuk shohim se qëllimi është Evropa. Këtu ndoshta përdoret situata aktuale për interesa personale nga lideri i opozitës, i cili është futur në një skandal. Nuk mundesh me një krim të tregosh krimin. Megjithatë, këtë herë lideri i opozitës aspak nuk dëshiron të shkel në kabinetin e presidentit, ai nuk dëshiron të bisedojë edhe me institucionet e shtetit. Mendon se në mënyrë institucionale mund t’i arrijë qëllimet që i ka për të ardhur në pushtet”, deklaroi Ivanov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.