🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.23 ▼0.31%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,223 ▼ -0.45% ETH $2,329 ▼ -0.78% XRP $1.5242 ▼ -1.17% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.23 ▼0.31 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.23 ▼0.31 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ja arsyet pse kosovarët nuk mund të marrin azil

Global Peace Index e nxjerrë Kosovën si një shtet paqësor, me një përmirësim të ndjeshëm në vitin 2014-të.

global-peace-index-kosova-shtet-paq-euml-sor_hdSipas raportit të saj, në vitin 2014, Shqipëria ka qenë në vendin e 65-të, Maqedonia në vendin e 87-të dhe Mali i Zi në vendin 55-të.

Ndërsa, Kosova ka lëvizur pozitivisht për 8 vende, nga 72 sa ishte në vitin paraprak, në vendin e 64-të në 2014-të, duke e lënë prapa Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë dhe Greqinë, e cila në vitin 2014-të ishte në vendin 86-të.

“Pra, në Kosovë nuk ka asnjë konflikt të brendshëm dhe nuk ka as persekutim politik, sepse sapo kemi kaluar një palë zgjedhje demokratike, që janë vlerësuar si të lira dhe të ndershme nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë”, thuhet në raport.

Instituti Global Peace Index është njëri prej instituteve më kredibile në botë për matjen e paqes, vlerësimin e rreziqeve, mirëqenien njerëzore dhe progresin në shtete të ndryshme të botës.

Gjithashtu, nëse analizohen edhe raportet e krimeve në shtete të botës, atëherë niveli i krimeve në Kosovë është ndër më i ulëti në Evropë.

Sipas raportit zyrtar të policisë për vitin 2014, në Kosovë ka pasur gjithsej 35 vrasje, që nëse e kalkulojmë me metodën standarde të matjes së krimit, atëherë është rreth 1.75 në 100 mijë banorë.

Bazuar në raportet e Zyrës për Droga dhe Krime të OKB-së (UNODC), e cila është udhëheqëse në luftën kundër drogave të paligjshme dhe krimit ndërkombëtar, Kosova është në pozicion shumë më të mirë se shumë shtete, që janë edhe pjesë e BE-së dhe që kanë nivel më të lartë të vrasjeve dhe krimit të organizuar.

Në Mal të Zi, në 100 mijë banorë, koeficienti i vrasjeve është 2.7, në Ukrainë është 4.3, në Shqipëri 5.0, në Letoni është 4.7, në Estoni 5.0, në Bjellorusi është 5.1, në Moldavi është 6.5, në Lituani është 6.7 në 100 mijë banorë, etj. Gjithashtu, edhe ky segment merret shumë parasysh për dhënien e statusit të refugjatit nga shtetet e BE-së.

Konventa e OKB-së lidhur me statusin e refugjatëve, e nënshkruar në Gjenevë nga 26 shtete në vitin 1951, tregon shumë qartë se kush mund të marrë statusin e refugjatit në BE. Sipas saj, statusin e refugjatit mund ta marrin vetëm të persekutuarit që për arsye të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë së një grupi shoqëror apo opinionit publik, gjenden jashtë shtetit të tyre dhe janë të paaftë apo nuk kanë mundësi të kthehen për shkak të arsyeve të sipërpërmendura dhe kjo nuk vlen edhe për ata që kërkojnë vullnetarisht azil.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.