☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Kandidimi i Berishës i paligjshëm

Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Sali Berisha tha haptazi sot se do të rikandidojë për drejtimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e brendshme të 23 majit, që do të mbahen për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike.

Burime të besueshme pranë Ervin Salianjit, bëjnë me dije për emisionin “Repolitix” se ish-deputeti do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Po ashtu, për marrjen në dorë të drejtimit të PD-së do të garojë edhe aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila de facto shpalli sot kandidaturën e saj.

Juristi Kreshnik Spahiu tha për gazetarin Denis Minga se rikandidimi i Berishës për drejtimin e Partisë Dmeokratike gëzon vetëm Edi Ramën dhe demoralizon 3 milionë shqiptarë të tjerë.

Spahiu u bëri thirrje Salianjit dhe Kokalarit që të mos futen në një garë me Berishën, pasi kandidimi i tij është totalisht në shkelje të statutit të Partisë Demokratike, veprim i cili është i paligjshëm dhe deligjitimon garën. Paligjshmëria e një gare të tillë është edhe objekt gjykimi i gjykatave shqipare sqaroi Spahiu.

“Së pari, Berisha nuk mund të jetë kandidat sepse Kushtetuta e PD nuk e lejon më. Në bazë të nenit Basha, të kandidojë më kryetari që ka humbur zgjedhjet. Berisha pretendonte se nuk parashikon zgjedhjet fare, por ai i Basha parashikon diçka tjetër, që kryetari duhet të ketë qenë fitues i zgjedhjeve. Ndërsa mijëra demokratë që thonë se zgjedhjet u manipuluan, nuk ka një demokrat që thotë se Berisha i ka fituar zgjedhjet. Thonë që ka manipulime, por në asnjë rast nuk është i sigurt se PD ka fituar zgjedhjet. Lajmi për rikandidimin e Sali Berishës gëzon vetëm një njeri, është lajm historik vetëm për Edi Ramën. 3 milionë shqiptarë të tjerë kanë mërzitur, sepse Berisha e mban në pozicion PD. Ajo që i këshilloj Salianjit dhe Kokalirit është se ata duhet të garojnë vetëm nëse Berisha nuk është në garë. Nëse Berisha është në garë, nuk është një garë e ligjshme dhe e barabartë. Salianji dhe Kokalari duhet t’i drejtohen gjykatës që të pezullojë zgjedhjet me kandidat të paligjshëm. Gjykata ka 4 praktika gjyqësore për 4 parti të vogla ku ka qenë debat gjyqësor zgjedhja e paligjshme e kryetarëve. Jo rastësisht statutet e një partie miratohen nga gjykata shqiptare dhe legjislacioni shqiptar. Ata duhet të kërkojnë pezullimin e zgjedhjeve të kryera nëse kandidon Berisha apo dikush tjetër që kandidon në kundërshtim me statutin e partisë”, tha Spahiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.