Ja kur pritet të performojë Jonida Maliqi në Eurovizion
Edhe këtë vit Shqipëria do të jetë pjesë e kompeticionit muzikor “Eurovizion”, i cili pritet të zhvillohet këtë vit në Izrael.
Vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi me materialin muzikor “Ktheju Tokës” që vjen me një temë mjaft të ndjeshme dhe aktuale për shqiptarët siç është emigracioni.
Gjatë ditës së sotme “Eurovizion” ka publikuar ditët kur do të performojnë shtetet sipas netëve gjysmëfinale. Jonida Maliqi do të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.
Sa i përket performancës së saj, Jonida ka theksuar më herët se pritet që t’a këndojë këngën në gjuhën shqipe, duke qenë dhe vetë muzika përmban shumë elementë tradicionalë shqiptarë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.