Bota

Ja kush është shteti me numrin më të lartë të vrasjeve në botë

Një djalë 14-vjeçar i vetëm në një rrugicë të errët, një tregtar duke shitur në një treg në mes të ditës, motra në dyqanin e saj dhe vëllai në gjumë në shtratin e tij…

Ata u vranë të gjithë me plumb pas koke, pa asnjë përgjigje. Por askush nuk pëshpërit nga ajo që sheh apo dëgjon çdo ditë…dhe jeta vazhdon në rrugët e trazuara të El Salvadorit. Vrasjet e tmerrshme janë vetëm një pjesë e vogël e jetës së mërzitshme në kryeqytetin San Salvador.

Zyrtarisht El Salvadori është shteti me numrin më të lartë të vrasjeve në botë, me një rritje të jashtëzakonshme të krimit gjatë muajve të fundit, shkruan “Dailymail”.

Me një popullsi pak më shumë se 6 milionë banorë, El Salvadori është shteti më i vogël në Amerikën Qendrore, por shkalla e vrasjeve është tani e afërt me atë të Irakut të shkatërruar nga lufta.

Muajin e kaluar, 677 personave në El Salvador u ekzekutuan, një mesatare prej 22.6 të vrarë çdo ditë, sipas shifrave zyrtare të publikuara javën e kaluar.

Vrasjet janë rritur 55.7% në gjysmën e parë të 2015-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri tani këtë vit, janë vrarë të paktën 2865 persona.

El Salvadori ka kaluar edhe Irakun për numrin e civilëve të vrarë. 799 persona thuhet se janë vrarë në muajin maj në Irak, nga të cilët 603 janë civilë.

Shifrat aktuale të vrasjeve në kombin e Amerikës Qendrore kanë kaluar në nivele tejet alarmante, me më shumë njerëz të vrarë edhe se gjatë luftës së përgjakshme civile në këtë vend, e cila përfundoi në 1992, pas 12 viteve.

Zyrtarë të policisë fajësojnë për rritjen e dhunës rrëzimin e një armëpushimi mes qeverisë dhe bandave të fuqishme në rrugët e El Salvadorit, i cili u ndërpre në janar të këtij viti.

Kritikët shprehen se armëpushimi i fundit ndihmoi bandat famëkeqe, “Barrio18” dhe rivalët e tyre MS-13” për t’u forcuar, duke grumbulluar armë më të rënda se sa kishin në të kaluarën.

Shumica e viktimave dërgohen në morg të paidentifikuara. Disa identifikohen nga familjarët, të tjerë qëndrojnë në morg për muaj të tërë dhe më pas kufomat dërgohen në varre masive.

Muajit e fundit janë rritur ndjeshëm edhe sulmet ndaj policisë, ku bandat shpesh kërkojnë të hakmerren ndaj oficerëve të hetimit duke ekzekutuar drejtpërdrejtë ata ose ekzekutojnë anëtarë të familjeve të tyre.

Arsyet e ekzekutimeve janë të shumta dhe shpesh viktimat nuk janë pjesë e bandave kriminale. Shumë persona janë vrarë pasi nuk kanë pranuar të paguajnë gjatë grabitjeve, të tjerë pasi nuk kanë pranuar të bashkohen me bandat.

Terrori ndaj civilëve të pafajshëm në El Salvador nuk ka kufi. “Ver, OIR y calla” është thënia që shihet shpesh e shkruar në muret e komuniteteve të varfra, e cila përkthehet: “shohim, dëgjojmë, mbaj gojën mbyllur”.

Motra e një zyrtari lokal, të vrarë së fundi nga anëtarë të një bande kriminale, shprehet se nuk i ka vizituar disa nga miqtë e saj më të afërt për vite me radhë sepse ata jetojnë në një zonë e cila kontrollohet nga banda rivale e komunitetit ku ajo jeton.

“Nga ata më ndan vetëm rruga, por ajo zonë është e kontrolluar nga një bandë rivale nga ajo ku unë jetoj. Pra, ne nuk mund të kalojmë rrugën për faktin se jetojmë në territorin e armikut. Shpesh anëtarë të bandave ndalojnë civilë dhe i kërkojnë kartat e identitetit për të parë zonën se ku banon”.

Forcat e policisë qëndrojnë gjithmonë të maskuar, pasi në rast se ata do të identifikoheshin nga bandat do të ktheheshin menjëherë në objekt sulmesh, ndërsa do t’i eliminoheshin edhe anëtarët e familjes.

“Ne jemi të shqetësuar të gjithë, jo vetëm për sigurinë tonë, por për gjendjen që po kalon vendi. Megjithatë kjo nuk do të na ndalojë të bëjmë punën tonë, për ta bërë El Salvadorin të sigurt për të gjithë”, shprehet një oficer i policisë për “Dailymail”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button