🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,196 ▲ +1.31% ETH $2,107 ▲ +2.26% XRP $1.4005 ▲ +1.88% SOL $88.7000 ▲ +2.75%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jabllanoviq: Jemi bërë pjesë e institucioneve të Kosovës për interesat e Serbisë

Për pak caste pritet të filloj mbledhja e parë e Kuvendeve Komunale me shumicë serbe. Në këtë mbledhjen që po mbahet në Graçanicë, po marrin pjesë të gjithë kryetarët e komunave serbe, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska dhe qytetarë serbë. Ndërsa, nga Serbia ka ardhur edhe Marko Gjuriq.jabollovic
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka mbledhur sot në Graçanicë të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, sipas komunikatës për opinion, që janë të banuar me shumicë serbe.

Në mbledhje, e cila ka filluar qy në orën dhjetë dhe në të cilën kanë folur përveç Gjuriqit, Lubomir Mariq dhe Branimir Stojanoviq, ka folur edhe ish-ministri për Kthim, Aleksandër Jabllanoviq. Ai ka deklaruar se ata si përfaqësues të serbëve në Kosovë kanë kryer detyrat e tyre dhe tash i mbetet Qeverisë së Kosovës të jetë më konstruktive dhe t’i kryejë detyrat e veta.

Ai ka shtuar se janë bërë pjesë e institucioneve të Kosovës për interesat e Serbisë e në asnjë mënyrë për interesa personale apo partiake.

“Fatkeqësisht që sot ka njerëz që mendojnë ta pastrojnë Kosovën por unë jam i sigurt që edhe mes shqiptarëve mund të gjejmë njerëz me të cilët do të kemi gjuhë të përbashkët dhe marrëveshje. Ne detyrat tona i kemi kryer kemi dal në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, kemi qenë pjesë konstruktive e Qeverisë dhe tash presim që kjo qeveri të jetë më konstruktive dhe t’i realizojë detyrat e veta. Prej që kemi ardhur ne serbët nuk po ndahen në veri dhe jug, por ndahen në serbë të mençur dhe jo të mençur”, ka thënë ai.

Takimi i tyre është duke vazhduar pa praninë e medieve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.