Kosova
Jacobson “kritikon” thirrjet për protesta
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/jacobson-ldquo-kritikon-rdquo-thirrjet-p-euml-r-protesta_hd.jpg)
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann jacobson ka thënë se është vonuar krijimi i institucioneve duke shtuar se pagat janë në rrezik nëse nuk krijohen institucionet.
“Është vonuar sa i përket çështjeve të krijimit të institucioneve, pagat janë në rrezik nëse s’bëhet krijimi i institucioneve”, ka thënë Jacobson.
“Është e tepërt kjo situatë. E kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë se PDK-ja e ka të drejtën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Nëse thirret të dalin njerëzit në rrugë, kjo është një marifet politik”, ka thënë Jacobson.
Këto deklarata, ambasadorja i ka dhënë gjatë një konference të organizuar nga Lëvizja FOL.