Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,809 ▲ +1.25% ETH $2,240 ▲ +1.94% XRP $1.3472 ▲ +0.76% SOL $84.0900 ▲ +0.92%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga: S’ka patriotizëm më të madh për shtetin se sa deklarimi i korrupsionit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi sot se ekziston vullneti politik për luftimin e korrupsionit dhe tani është koha për rezultatet e këtij vullneti.

Gjatë mbajtjes së takimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, Jahjaga tha se vonesat në rastet e korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve në institucionet Kosovës.

Jahjaga tha se nuk ka patriotizëm me të madh për shtetin dhe të ardhmen e tij se sa deklarimi dhe vërtetimi i korrupsionit.

“Në planin afat shkurtër dhe afat mesëm është e domosdoshme të luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe arsim, dy shtyllat kryesore të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarit në Kosovë”, tha Jahjaga.

Presidentja Jahjga u shpreh se “rastet e korrupsionit duhet të hetohen, të trajtohen dhe të përmbyllen me një intensitet të shtuar. Policia, prokuroria dhe gjykatat duhet ta rrisin bashkëpunimin në trajtimin e lëndëve që janë në proces. Vonesat në trajtimin e rasteve të korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve në institucionet tona”.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë aleati kryesor në luftën kundër korrupsionit. Sinjalizuesit e veprave penale të korrupsionit, të ashtuquajturit whistleblowers duhet të inkurajohen duke u mbrojtur institucionalisht në mënyrë që të vazhdojnë raportimin te institucionet dhe mediat”, tha Jahjaga.

Në  fjalën e saj Jahjaga nënvizoi se “është detyrim institucional i të gjithëve që raportimet e këtyre dukurive të shëmtuara dhe shumë dëmtuese për buxhetin e shtetit të trajtohen me urgjencë nga organet e hetimit dhe ndjekjes. Vonesa në trajtimin e kallëzimit të veprave nga sinjalizuesit është vonim i drejtësisë dhe njëherit dekurajim i angazhimit qytetar në këtë luftë”.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh se si shoqëri nuk kanë krijuar kritere morale as ligjore për ta luftuar korrupsionin.

Ai tha se nuk luftohet korrupsioni duke kërkuar peshq të mëdhenj, pasi sipas tij peshk i madh është secili që bënë korrupsion.
Mustafa, shtoi se duhet ta luftojmë korrupsionin edhe në institucione edhe në agjenci të pavarura që ta zhdukim këtë dukuri.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, foli edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili në pah rëndësinë e ballafaqimit me faktin se perceptimi mbi korrupsionin në Kosovë është tejet i përhapur dhe raportet ndërkombëtare vazhdojnë ta theksojnë këtë perceptim, sikurse edhe mediat e opinioni publik.

“Sot ne duhet që luftën kundër korrupsionit ta kuptojmë si akt patriotik. Sot, shteti i Kosovës ka nevojë për këtë lloj patriotizmi. Ky patriotizëm duhet të kultivohet së pari brenda vet institucioneve, duke filluar nga elitat politike. Kjo nuk bëhet përmes edukimit apo fushatave të vetëdijesimit, por përmes veprimit të pakompromis të ligjit. Heronjtë që i duhen sot Kosovës janë heronjtë që denoncojnë dhe luftojnë korrupsionin”, theksoi Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.