Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $70,908 ▲ +0.37% ETH $2,085 ▼ -0.17% XRP $1.4031 ▲ +0.51% SOL $87.7000 ▼ -0.33%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Europa

Janssens: Epidemia Ebola është jashtë kontrollit, rrezikohet të preken vende të tjera

bart-janssensEpidemia Ebola që ka pushtuar Afrikën Perëndimore rrezikon të përhapet në vende të tjera, paralajmëroi drejtori i veprimeve të organizatës Mjekë pa Kufij, Bart Janssens, në një intervistë të publikuar sot nga gazeta “Libre Belgique”.

“Kjo epidemi është e paprecedentë, është krejtësisht jashtë kontrollit dhe gjendja vetëm sa përkeqësohet, pasi vazhdon të zgjerohet edhe më shumë, mbi të gjitha në Liberia dhe Sierra Leone”, deklaroi Janssens.

“Nëse nuk ka përmirësim të menjëhershëm të gjendjes, ka një rrezik real të shohim vende të tjera të preken nga ky virus”, theksoi ai.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBT) dhe qeveritë duhet të organizohen për të rritur mundësitë dhe kapacitetet për të kontrolluar këtë epidemi”, përfundoi ai.

Epidemia, që ka rënë që prej fillimit të vitit, fillimisht u shfaq në Guine para se të prekte Liberian dhe Sierra Leonen, dy vende fqinje që më 23 korrik regjistronin 1 201 raste nga të cilat 672 vdekjeprurëse, sipas bilancit të fundit të OBT-së.

Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Siptomat kryesore janë ethe të shoqëruara me hemoragji, të vjella dhe diarre. Niveli i vdekshmërisë varion nga 25 deri në 90 për qind tek njerëzit dhe aktualisht nuk ka ndonjë vaksinë të efektshme kundër saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.