☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.94 ▼0.91%
ARI 4,600 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,452 ▼ -1.5% ETH $2,027 ▼ -1.31% XRP $1.3111 ▼ -3.13% SOL $81.8300 ▼ -2.77%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.94 ▼0.91 % ARI 4,600 ▲0.93 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.94 ▼0.91 % ARI 4,600 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Java e Aventurës”, promovim turizmit shqiptar

adventure-week2-622x350Agjenci turistike të huaja dhe media ndërkombëtare do të promovojnë turizmin shqiptar. Për katër ditë me radhë Shqipërinë e vizituan 25 përfaqësues të agjencive të huaja turistike dhe media ndërkombëtare si Lonely Planet, Nanoq, National Geographic Traveler, Outside Magazine, Yahoo Travel dhe Wanderlust Magazine. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit organizuan për herë të parë në Shqipëri më 28 -31 Gusht , “Javën e Aventurës”. Java e Aventurës” (#AdventureWeek) fokusohet në turizmin e aventurës në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Përfaqësues të agjencive turistike të huaja dhe media ndërkombëtare vizituan tre vendet ballkanike për të parë ofertat e udhëtimeve të aventurës në treg. Ata gjithashtu zhvilluan takime me operatorë vendorë me qëllim zhvillimin e paketave turistike për të promovuar rajonin.

Përfaqësuesit e agjencive turistike të huaja dhe mediave ndërkombëtare ndaluan në disa pika turistike të vendit duke nisur nga Mati e duke vazhduar në Tiranë, Vlorë, Ishullin e Sazanit, Llogara, Ksamil, Butrint, Gjirokastër, Përmet, Korçë dhe Pogradec.

Adventure Week në Llogara

Adventure Week në Llogara

Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, grupi i (#AdventureWeek) u përshënedt në Llogara edhe nga Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, si dhe ambasadori i SHBA-ve Alexandër Arvizu. Në fjalën e saj, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni e vuri theksin tek bukuritë natyrore të Shqipërisë, trashëgimia kulturore dhe historike dhe veçanerisht mikëpritja shqiptare, por edhe tek rëndësia e këtyre takimeve të biznesit për promovimin e turizmit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexandër Arvizu vlerësoi bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe tha se turizmi është shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit.
Grupi i të ftuarve në Adventure Week, mbërriti në ditën e tretë të udhëtimit të tyre në Shqipëri në Gjirokastër, njohur ndryshe si “Qyteti i gurtë”. Disa nga tërheqjet kryesore turistike janë shtëpitë e vjetra, të ndërtuara nga guri të ngjajnë kështjella të vogla, dhe rrugët e shtruara me kalldrëm.
adventure week 3“Java e Aventurës” në Shqipëri organizohet për herë të parë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Programin Rajonal të USAID-it dhe Shoqatën e Udhëtimit të Aventurës dhe Tregtisë ATTA, një shoqatë e njohur për eksperiencën e gjërë nëudhëtimin e aventurës me më shumë se 900 anëtarë në 80 vende të botës.

“Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor”, ishte një aktivitet i shtrirë përgjatë 9 ditëve në Kosovë, Shqipëri dhe do të përmbyllet në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.