🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.46 ▼5.3%
ARI 4,575 ▲3.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,796 ▲ +1.06% ETH $2,191 ▲ +1.23% XRP $1.4301 ▲ +0.67% SOL $93.0600 ▲ +1.45%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.46 ▼5.3 % ARI 4,575 ▲3.92 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Javë vendimtare në Kosovë, Gjykata Kushtetuese vendos fatin e presidentit, vendi në prag të një krize që mund të…

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zhvillimet politike në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim kyç që do të qartësojë ngërçin për zgjedhjen e presidentit. Vendimi vjen pas masës së përkohshme të vendosur deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke pezulluar përkohësisht proceset institucionale. Sipas raportimeve të mediave kosovare, shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese është drejt përfundimit dhe një vendim pritet të publikohet shumë shpejt, duke e bërë këtë javë vendimtare për ecurinë politike në vend.

Skenarët: Afat i ri apo zgjedhje të parakohshme

Sipas mediave kosovare, një nga skenarët më të mundshëm është që Gjykata t’i japë një afat shtesë kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit. Një vendim i tillë do të shmangte përkohësisht zgjedhjet e parakohshme dhe do t’u jepte institucioneve më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje në Kuvend. Megjithatë, një tjetër skenar është që vendi të hyjë në një cikël të ri zgjedhor, me rrezikun për të prodhuar të njëjtin ngërç politik. Analistët paralajmërojnë se, pavarësisht vendimit, zgjedhjet e reja mund të jenë të pashmangshme. Deri më 31 mars nuk mund të shpallet data e zgjedhjeve të reja dhe as të vazhdohet procesi për zgjedhjen e presidentit.

Çfarë do të sjellin zgjedhjet?

Sipas analistëve, mungesa e konsensusit mes partive politike e bën zgjedhjen e presidentit shumë të vështirë. Mandati i presidentes aktuale po shkon drejt fundit, ndërsa procesi kërkon një shumicë të kualifikuar në Kuvend. Kryeministri Albin Kurti është shprehur skeptik se zgjedhjet do të sjellin ndryshim real, ndërsa opozita e akuzon qeverinë për mungesë vullneti politik. Edhe përfaqësues të partive të tjera paralajmërojnë se vendi mund të përballet me një krizë të zgjatur institucionale. Ekspertët vlerësojnë se zgjedhjet e reja mund të prodhojnë rezultate të ngjashme me ato aktuale, pa garantuar zgjidhje përfundimtare. Sipas tyre, problemi nuk qëndron vetëm te vota, por te mungesa e kompromisit politik. Edhe nëse ka ndryshime në përqindje, skena politike mund të mbetet e fragmentuar, duke e bërë të vështirë arritjen e marrëveshjeve për çështje kyçe si zgjedhja e presidentit.

Rreziku i një cikli të pafund krizash

Kosova rrezikon të hyjë në një rreth vicioz, ku zgjedhjet nuk zgjidhin krizën, por e riciklojnë atë. Një situatë e tillë mund të ndikojë negativisht edhe në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Analistët theksojnë se pa një ndryshim në qasjen politike dhe pa gatishmëri për kompromis, kriza institucionale mund të thellohet edhe më tej.

Çfarë duhej të bënin partitë politike?

“Në një skenar ideal, zgjedhjet e reja do të duhej të shmangeshin”, thotë Donika Eminit, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG,, duke theksuar se ende ekziston një dritare për kompromis, por vetëm nëse ka angazhim serioz për tejkalimin e ngërçit. E, nëse vendi shkon në zgjedhje, ato do të kenë kuptim vetëm nëse shoqërohen me një ndryshim të qasjes politike, sipas saj. “Partitë duhet të hyjnë në procesin zgjedhor me një qëllim të qartë, të punojnë për interesin afatgjatë të vendit, jo për dominim politik apo përfitime të ngushta. Kjo nënkupton gatishmëri për dialog, negociata mbi baza programore dhe fokus në nevojat reale të qytetarëve”, thotë Emini.

Si nisi ngërçi institucional

Ngërçi aktual u krijua pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, i cili u kundërshtua nga qeveria. Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij dekreti u dorëzua nga kryeministri Albin Kurti, me argumentin se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të respektojë afatin kushtetues prej 60 ditësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë qartë rrugën që do të ndjekë Kosova, vijimin e procedurave për zgjedhjen e presidentit ose hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme.

The post Javë vendimtare në Kosovë, Gjykata Kushtetuese vendos fatin e presidentit, vendi në prag të një krize që mund të… appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.