🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,815 ▼0.14%
DOW 47,892 ▼0.61%
NASDAQ 22,873 ▲0.22%
NAFTA 98.78 ▲0.93%
ARI 4,782 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,710 ▲ +1.13% ETH $2,238 ▲ +1.71% XRP $1.3503 ▲ +0.07% SOL $84.5900 ▲ +1.65%
S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,892 ▼0.61 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,782 ▼0.76 % S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,892 ▼0.61 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,782 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

JD Vance paralajmëron Iranin kundër përpjekjeve për të manipuluar SHBA-në

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance deklaroi sot se Uashingtoni është i gatshëm të bashkëpunojë me Iranin, nëse ky i fundit tregon “mirëbesim”, ndërsa u nis drejt Pakistanit për bisedime të rëndësishme mes dy vendeve, sipas BBC.

Duke folur me gazetarët përpara se të hipte në avionin zyrtar “Air Force Two”, JD Vance tha se SHBA-ja po priste me padurim negociatat dhe se ishte e gatshme për bashkëpunim me Iranin, por paralajmëroi se nëse pala iraniane “përpiqej të luante me SHBA-në”, atëherë përgjigjja amerikane nuk do të ishte e njëjtë.

Ai shtoi se udhëzimet për këto bisedime i kishte marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Negociatat mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohen në Islamabad dhe të nisin nesër, sipas njoftimit të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, përfaqësuar nga zëdhënësja Karoline Leavitt.

Në delegacionin amerikan do të jenë gjithashtu i dërguari special Steve Witkoff dhe këshilltari Jared Kushner.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga Pakistani, delegacioni iranian ende nuk ka mbërritur në Islamabad.

Në zhvillimet paralele, një zyrtar i lartë ka bërë të ditur se Libani do të marrë pjesë në bisedime të ndara me Izraelin javën e ardhshme – vetëm nëse më parë arrihet një armëpushim.

Ka pasur gjithashtu paqartësi nëse marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit përfshin edhe Libanin, ku operon Hezbollahu.

Pakistani, si ndërmjetës, ka konfirmuar përfshirjen e Libanit në marrëveshje, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli e kanë mohuar këtë.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka kritikuar Iranin për mënyrën e menaxhimit të situatës në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar si “shumë të dobët” dhe duke theksuar se nuk ishte kjo marrëveshja e arritur.

Këto zhvillime vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ku përpjekjet diplomatike po shoqërohen me paqartësi dhe mosbesim mes palëve. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.