🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,480 ▼1.7%
DOW 45,958 ▼1.01%
NASDAQ 21,422 ▼2.32%
NAFTA 94.34 ▲4.45%
ARI 4,379 ▼3.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,636 ▼ -3.04% ETH $2,051 ▼ -5.43% XRP $1.3503 ▼ -4.18% SOL $85.7200 ▼ -6.32%
S&P 500 6,480 ▼1.7 % DOW 45,958 ▼1.01 % NASDAQ 21,422 ▼2.32 % NAFTA 94.34 ▲4.45 % ARI 4,379 ▼3.81 % S&P 500 6,480 ▼1.7 % DOW 45,958 ▼1.01 % NASDAQ 21,422 ▼2.32 % NAFTA 94.34 ▲4.45 % ARI 4,379 ▼3.81 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Jean-Claude Juncker: KE, 2 miliard euro Greqisë për 2015-ën

Komisioni Evropian vendosi në dispozicion të Greqisë dy miliard euro për vitin 2015 siguruar nga fondet evropiane rezervë, njoftoi sot presidenti, Jean-Claude Juncker. “Këto fonde nuk do shkojnë për të mbushur arkat e shtetit grek”, theksoi Juncker, ndërkohë që Athina ka një nevojë urgjente për likuiditete.

juncker-1“Por, ato mund të përdoren për riforcimin e përpjekjeve në mbështetje të rritjes ekonomike dhe kohezionit social, veçanërisht në përgjigje të problemit të madh të papunësisë tek të rinjtë”, theksoi ai në një konference shtypi në samitin e Brukselit.

Duke pranuar se Greqia po vuante nga një krizë humanitare, ai theksoi se i kishte paraqitur javën e kaluar kryeministrit grek Aleksis Cipras, një dokument mbi mundësitë se si vendi të përdorë më me efektivitet fondet strukturore evropiane.

Ai kujtoi se Greqia po përfiton tashmë një trajtim të privilegjuar, sepse ajo mund të përfitojë nga përqindja e bashkëfinancimit prej 5% të projekteve të mbështetura nga fondet evropiane, veçanërisht sociale, kundër mesatares prej 15 për qind në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.