☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,065 ▲ +2.38% ETH $2,148 ▲ +4.27% XRP $1.3602 ▲ +2.79% SOL $84.3800 ▲ +1.33%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Jehona e vizitës së Gabriel

Minimi i shtetit ligjor në Shqipëri nuk është në interesin e BE-së. Me këtë fjali e përmbledh “Deutsche Welle” mesazhin e përcjellë prej ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në Tiranë.

Ndalesa e tij në Shqipëri erdhi në një moment kur kriza politike është shumëplanëshe, kur Reforma në Drejtësi është e penguar dhe kur zgjedhja e Presidentit të Republikës e zgjedhjet e përgjithshme janë ende të pasigurta në realizimin e tyre.

Kjo ishte edhe arsyeja përse në qëndrimin e tij disaorësh, shefi i diplomacisë gjermane preferoi të ishte sa më i drejtpërdrejtë, duke dhënë vlerësimet e Berlinit zyrtar për atë që po ndodh në vend.

“Mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatohet Reforma në Drejtësi. Kush nuk e bën këtë, e largon Shqipërinë nga rruga e BE-së. Është absurde që deputetët e zgjedhur refuzojnë të bëjnë punën e tyre në Parlament. Është e paimagjinueshme që opozita përpiqet të ndryshojë gjendjen, jo përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit”, citohet të ketë thënë Gabriel.

“Ministri i Jashtëm gjerman i bën thirrje opozitës shqiptare t’i japë fund bojkotit parlamentar, të mos bllokojë Reformën në Drejtësi e të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit”, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“Gabriel e artikuloi qartë se, as Gjermania dhe as BE-ja nuk arrijnë dot ta kuptojnë kërkesën e opozitës për qeveri teknike, vetëm pak javë përpara votimeve të 18 qershorit. Ai e cilësoi krejtësisht absurd bllokimin e rrugës, e tha se ligjvënësit opozitarë duhet të përpiqen t’i implementojnë ndryshimet në Parlament”, vazhdon shkrimi i agjencisë prestigjioze të lajmeve, i përcjellë edhe nga “Washington Post”, “New York Times”, “Fox News” e “ABC News International”.

“Zbatoni vettingun, jepini fund bojkotit parlamentar”, është titulli i lajmit të “Europeanwesternbalkans” kushtuar vizitës së kryediplomatit gjerman.

“Reformat duhen implementuar”, ishte deklarata e qartë e tij, sepse ndaj kësaj nuk ka alternativë tjetër. Fundin e bojkotit të opozitës e kërkoi edhe ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, sqaron “Associted Press”, i cili kujtoi se vettingu, Reforma në Drejtësi kanë një rëndësi kyçe në të gjithë procesin e integrimit në strukturat europiane dhe se ka një urgjencë në zbatimin e tyre.

2 Komente

  • shqipetaret 18 April 2017, 20:25

    Kriza shqipetare e ka emerin Kriza e hajduterise shqipetare.Nuk jane te rastit qe propozimet per president te shqiperise jane hajdutet Ilir Meta dhe Fatos Nano.Te sillet NATO ne Tirane urgjentisht dhe te behet pastrimi i hajduterise.

  • shqipetaret 19 April 2017, 09:42

    Rama.Nuk eshte nacionalizmi fatekeqesia e Ballkanit.Plehrat e hajduterise shqipetare ne Tirane,ne Prishtine,ne Shkup dhe Ulqin jane fatekeqesia e Ballkanit,fatekeqesia e Europes dhe fatekeqesia e Botes.NATO te pastroje hajduterine shqipetare.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.