☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.41 ▲1.02%
ARI 4,725 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,991 ▲ +2.07% ETH $2,100 ▲ +3.94% XRP $1.3395 ▲ +1.39% SOL $83.0300 ▲ +0.99%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.41 ▲1.02 % ARI 4,725 ▲0.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.41 ▲1.02 % ARI 4,725 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

“Jemi ekip nga minuta e parë te e fundit”, Kristjan Asllani: Flasim shumë edhe me Silvinjon, super goli i Jasir Asanit ndryshoi Poloninë

Stadiumi i stërmbushur ka gumëzhirë nga brohorimat e gëzimit të tifozëve shqiptarë. Shqipëria ka mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Poloninë, e cila u zhduk në “flakët e ferrit” shqiptar.

Polakët gjetën të parët golin e avantazhit, por VAR-i i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve.

Arbitri spanjoll sinjalizon pozicion jashtë loje, e bashkë me të edhe fundin e momentit të mirë të bardhekuqve.

Jasir Asani realizon një perlë me të majtën e tij në minutën e 37, duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Një festë që vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Mirlind Daku tregoi dhëmbët e tij sapo hyri në fushë, kur shkundi rrjetën që në askionin e parë të tijin.

Sulmuesi shqiptar shpërtheu në lot, të cilët janë dëshmia e qartë e dëshirës së madhe dhe dashurisë për fanellën. Kaq mjaftoi që Shqipëria të siguronte në fund tre pikët, duke u renditur e para në grupin E dhe duke bërë të gjithë shqiptarët të ëndërrojnë.

Shqipëri, të lutem mos na zgjo. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve në Supersport:

Asllani: “Ishte pak e vështirë, fusha nuk na ndihmoi shumë. Polonia po mbrohej në fillim, por pasi Jasir Asani realizoi atë super golin, ishte më e lehtë pasi Polonia doli e gjitha në sulm. Kemi qenë ekip nga minuta e parë te e fundit. Flasim shumë me trajnerin dhe me lojtarët e tjerë, rrimë bashkë edhe jashtë fushe”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.