☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.14 ▼1.69%
ARI 4,644 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,943 ▲ +2.02% ETH $2,076 ▲ +3.28% XRP $1.3386 ▼ -0.14% SOL $83.8400 ▲ +1.33%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Jugu i shtrin dorën Veriut

Në kohën kur tensionet rreth tij kanë mbërritur në pikën kulmore, Presidenti i Koresë së Jugut vendos t’i mëshojë diplomacisë.

Pak ditë pasi Veriu komunist shqetësoi seriozisht komunitetin ndërkombëtar me testimin e një rakete balistike ndërkontinentale, Moon Jae-ini shprehet i gatshëm për një takim kokë më kokë me Kim Jong unin, “kurdo dhe kudo” që të jetë, nëse rrethanat e lejojnë.

Nga Berlini, ku ndodhet për të marrë pjesë në bisedimet e G20, Moon u shpreh se ribashkimi i Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore e mbushin me shpresën se paqja do të mund të arrihet edhe në Gadishullin Korean.

“Koresë, kombit të fundit të përçarë në këtë planet, eksperienca e bashkimit të Gjermanisë i ushqen besimin se bashkimi do të vijë edhe për të. Në të njëjtën kohë, ajo na tregon më së miri rrugën që duhet të ndjekim”, tha Moon Jae-in.

Linja e Moon i bën jehonë të ashtëquajturës “politikë e kohës së mirë”, e ndjekur kundrejt Penianit edhe nga ish-Presidenti Roh Moo-hyun. Lëshimin e raketës së fundit koreano-veriore, Moon Jae-in e përshkroi si zhgënjyes dhe të nxituar.

“Kemi arritur pikën më të lartë të një rrethi vicioz përshkallëzimi ushtarak, e kjo e bën nevojën e dialogut më të ngutshme se kurrë ndonjëherë më parë”, u shpreh ai. Pozicioni në të cilin gjendet Presidenti i Koresë së Jugut nuk është i lehtë. Nga njëra anë po përpiqet ta mbajë të hapur mundësinë e bisedimeve, ndërsa nga ana tjetër përballet me presionin e aleatit më të fuqishëm të Seulit, Shteteve të Bashkuara, për një përgjigje shumë më të ashpër ndaj shtetit fqinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.