Pas më shumë se dhjetë orë bisedime në Ohër, ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.Diskutimet u fokusuan për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e këtij të fundit, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.