“Kam vënë bast për Shqipërinë”, Grenell: Ja sektori që do rrisë ekonominë tuaj
“Shqipëria po lulëzon, Tirana të çudit. Ka ndërtesë në çdo cep të Tiranës. Arsyeja që kjo po ndodh është se investitorë të jashtëm po shikojnë që ky është një bast i mirë dhe unë po bëj bast për Shqipërinë, për të mirën e Shqipërisë. Po hedh bast për Tiranën, për zhvillimin e Shqipërisë, sepse keni njerëz që e duan shumë kapitalizmin. Shqiptaro amerikanët janë disa nga njerëzit më të suksesshëm më punëtor dhe më pro amerikanë që kam parë ndonjëherë. Dhe unë ia atribuoj faktit që e dinë çfarë është fashizmi”, shtoi Grenell.
I pyetur nga Grida Duma se a mund të ndikojë lufta Rusi – Ukrainë, në zhvillimin e Europës Perëndimore të pavarur nga fusha energjitike, Grenell tha se kjo është një ndër pikat kryesore të rëndësishme të vendit.
“Mendoj se Shqipëria është e para nga këtë drejtim sepse nuk varet nga Rusia, ashtu si të tjerët. Një ndër momentet më krenare që kam pasur me negociatat midis Kosovës dhe Serbisë ishte të shikoja palën serbe të pranonte të nënshkruante këtë marrëveshje. Duke pasur parasysh këtë, Serbia do të fillonte të decertifikonte burimet energjitike. Serbia u angazhua për këtë gjë dhe kjo është fantastike sepse ata marrin kaq shumë nga Rusia dhe t’i bësh të mundur që të shkëputen dhe të kenë alternativa të tjera energjitike mendoj se është e shkëlqyer”, tha Grenell.