☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,389 ▼1.35%
DOW 45,340 ▼1.35%
NASDAQ 20,992 ▼1.94%
NAFTA 98.73 ▲4.5%
ARI 4,522 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,712 ▼ -4.44% ETH $1,978 ▼ -3.97% XRP $1.3255 ▼ -2.32% SOL $82.3100 ▼ -5.33%
S&P 500 6,389 ▼1.35 % DOW 45,340 ▼1.35 % NASDAQ 20,992 ▼1.94 % NAFTA 98.73 ▲4.5 % ARI 4,522 ▲2.55 % S&P 500 6,389 ▼1.35 % DOW 45,340 ▼1.35 % NASDAQ 20,992 ▼1.94 % NAFTA 98.73 ▲4.5 % ARI 4,522 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Karakaçi: Ankand i ri për energjinë e rinovueshme këtë vit, prioritet rrjeti i transmetimit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se Shqipëria do të hapë një ankand të ri për energjinë e rinovueshme në tremujorin e tretë të vitit 2026, ndërsa theksoi se prioritet mbetet forcimi i rrjetit të transmetimit.

Gjatë konferencës së Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA), ministri vlerësoi transformimin e sektorit energjetik në vitet e fundit, duke nënvizuar rolin kyç të investimeve private dhe të huaja.

“Sektori energjetik është ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe kërkon vendimmarrje të shpejtë, koordinim të fortë dhe vizion afatgjatë për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri”, u shpreh Karakaçi.

Ai theksoi se përmes reformave të thella është ndërtuar një sistem energjetik i qëndrueshëm dhe i harmonizuar me Bashkimin Europian, duke krijuar një kuadër të favorshëm për investimet.

“Kjo nuk lidhet vetëm me integrimin europian, por edhe me nevojën për t’u garantuar investitorëve një mjedis të qëndrueshëm rregullator”, tha ai.

Ministri nënvizoi se viti 2019 shënoi një pikë kthese për sektorin, me nisjen e diversifikimit të burimeve energjetike.

“Sot kemi një portofol më të balancuar, ku energjia diellore ka marrë një rol të rëndësishëm dhe përbën rreth 10% të prodhimit vendas”, deklaroi ai.

Karakaçi vlerësoi se projektet fotovoltaike përmes ankandeve kanë sjellë investime cilësore dhe standarde të reja transparence e konkurrueshmërie, ndërsa theksoi se sektori privat ka investuar edhe përtej skemave mbështetëse.

“Kemi në plan që në tremujorin e tretë të vitit 2026 të hapim një ankand të ri për prodhimin e rinovueshëm, patjetër përsëri me asistencën dhe në bashkëpunim me BERZH dhe garantojmë që do të ketë edhe një lloj fleksibiliteti për sa i përket sistemit energjetik të vendit në ditën e sotme”, deklaroi ministri.

Ai vuri në dukje se fokusi tashmë është zgjeruar përtej prodhimit, duke u përqendruar tek rrjeti i transmetimit dhe ndërlidhjet ndërkombëtare.

“Nëse duam të rrisim kapacitetet gjeneruese, duhet paralelisht të investojmë në transmetim. Shqipëria synon të kthehet në një nyje kyçe energjetike në rajon”, u shpreh ministri.

Në këtë kuadër, ai përmendi projektet për lidhjen me Maqedoninë e Veriut, dyfishimin e kapaciteteve me Greqinë dhe ndërlidhjen me Italinë.

Ministri e cilësoi gjithashtu si sukses funksionalizimin e bursës shqiptare të energjisë ALPEX, duke theksuar rolin e saj në rritjen e sigurisë për financimin e projekteve.

Objektivi strategjik, sipas tij, është që Shqipëria të kthehet nga vend importues në eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030, duke siguruar sovranitet energjetik.

Karakaçi theksoi edhe rëndësinë e eficiencës së energjisë dhe bëri të ditur se po punohet për krijimin e një fondi të posaçëm në këtë drejtim.

Ai nënvizoi gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve vetëprodhuese, që kanë arritur në rreth 400 MW, si dhe masat për uljen e humbjeve dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të sektorit.

“Këtu kemi një masë mbështetëse shumë të mirë që ka lejuar dhe krijuar mundësinë që të kemi rreth 400 mega kapacitete vetëprodhuese në vend, pikërisht për shkak të masave dhe kuadrit rregullator shumë transparent dhe të thjeshtuar, që i ka krijuar mundësinë bizneseve të vogla apo familjarëve që të kenë mundësitë për të pasur kapacitete gjeneruese për vetëprodhim”, u shpreh ministri.

Ministri u ndal dhe te rëndësia e investimeve në burimet njerëzore dhe krijimin e Akademisë së Energjisë, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

“Kemi vendosur për krijimin e Akademisë së Energjisë. Edhe këtu kemi një sinergji shumë të mirë me financues ndërkombëtarë, me BERZH-in në rastin konkret, që na ka mbështetur, me KfW që po na mbështet”, u shpreh ministri.

Sipas tij, sektori energjetik shqiptar është në zhvillim të vazhdueshëm dhe kërkon ide të reja, investime dhe dialog të hapur mes të gjithë aktorëve.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/1-76-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/2-46-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/3-40-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/4-37-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/5-25-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/6-19-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/7-16-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/8-13-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item9 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/9-9-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item10 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/10-6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

/r.e/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.