☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,319 ▼ -0.61% ETH $1,997 ▲ +0.03% XRP $1.3390 ▲ +0.02% SOL $83.0300 ▼ -0.54%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Karta elektronike, guri i themelit në reformën e shërbimeve publike

IMG_99221-525x350Kartat e reja elektronike të identitetit, që do të jenë në duart e qytetarëve nga janari i vitit  2015,  pritet të ofrojnë më shumë shërbime publike, duke thjeshtuar prezencën e autoriteteve. Këto karta pritet të jenë me reliev identifikues, shenjat e gishtërinjve, përfshirë dhe çipin e sigurisë.

Për t’u njohur me perparesite e këtij dokumenti u organizua sot konferenca “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, anëtarë të tjerë të qeverisë, etj.
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito theksoi se karta e re elektronike do të jetë guri i themelit për një reformë të rëndësishme të shërbimeve publike, e nisur muaj më parë.

“Shumë shpejt shërbimet publike, tha ajo, nuk do të ofrohen më të copëzuara në dhjetra zyra siç ndodh sot, por ato do të grupohen, hap pas hapi në zyrat e integruara, ky qytetarëve gradualisht do t’iu ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme publike”.

Harito shpjegoi se regjistrat e shtetit lidhen mes tyre mbi bazën e regjistrit të gjendjes civile dhe karta elektronike, duke identifikuar qytetarin në mënyrë unike, shënon një standard dhe mundëson identifikimin e të gjitha informacioneve që lidhen me të (qytetarin).
Në këtë mënyrë, theksoi Harito, mund të ndërlidhim një sërë shërbimesh sot ku çdo institucion krijon të dhënat e veta si ato që lidhen me pronat, me tatimpaguesit etj.
Ministrja e Inovacionit nënvizoi se karta elektronike në vetvete nuk është një shkop magjik, por lypset që çdo institucion duhet të menaxhojë të dhënat e veta. “Pra, mbi bazën e regjistrit të gjendjes civile regjistrat e tjerë duhen krijuar, mirëmbajtur dhe modernizuar çdo ditë”, theksoi ajo.
Inovacioni më i ri,  i cili do të merret falas në zyrat e kompanisë ‘Aleat’, do t’i hapë rrugën thjeshtimit të shërbimeve, duke ulur korrupsionin

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.