Ekonomia

KASH asistencë teknike fermerëve për të përfituar nga fondi gjermano-danez i granteve

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) do t’u ofrojë aplikantëve (agrobiznesmenë) asistencë dhe konsulencë teknike për të përfituar financim nga fondi gjermano-danez i granteve, akorduar për këtë sektor.

KASH vjen në këtë angazhim të ri, pas një eksperience të gjatë në mbështetjen dhe asistencën që u ka ofruar fermerëve në të gjithë vendin, për të përfituar nga fondet e buxhetit të shtetit, për subvencionimin e bujqësisë.

Ekspertë dhe akademikë të bujqësisë në Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, janë të gatshëm t’ju vijnë në mbështetje fermerëve dhe agropërpunuesve me shërbime konsulence, në përgatitjen e projekteve, për të përfituar grante për investime në bujqësi. KASH ka vendosur në prioritet të punës së tij, bashkëpunimin me programin e ri gjermano-danez, të sapohapur të granteve.

Në këtë kuadër ekspertët e kontaktuar nga KASH posaçërisht për grantet e programit SARED do të mbështesin dhe do të udhëzojnë aplikantët në lidhje me çështjet e financimit dhe do të ofrojë gjithashtu edhe mbështetje teknike. Projekti parashikon investime deri në 10 mijë euro për fermerët dhe 35 mijë euro për agropërpunuesit, në zonat e thella të vendit, për projektet që kualifikohen në programin e grantit.

Projekti SARED, “Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale të zonave malore të paavantazhuara” financohet me 6,5 milionë euro nga qeveria gjermane dhe daneze në mbështetje të sektorit agro-ushqimor në 6 qarqe malore të Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button