roze

Kate Middleton është sërish shtatzënë

kate-320x180Dukesha e Kembrixhit pret një fëmijë tjetër. Konfirmimi i zhurmave nga “Kensington Palace”, rezulton i vërtetë. Një njoftim zyrtar nga adresa e princit të Uellsit, konfirmon që Kate Middleton pret një fëmijë dhe duket se vuan nga i njëjti problem të vjellash që kishte kur priste të lindte princin e vogël Xhorxh Aleksandër Luis.

Lindja e fëmijës së dytë është parashikuar për vitin e ardhshëm.

Shenjat e para të shtatzënisë së Middleton, ishin shfaqur prej kohësh. Një mikeshë e familjes së dukeshës së Kembrixhit, pohon se kishte kuptuar diçka më përpara, pasi bashkëshortja e princit Uilliam, në ngjarjet publike, përpiqej të fshihte barkun, duke veshur veshje të gjera.

Ashtu si në rastin e shtatzënisë së parë, dukesha nuk do ta ndjekë më bashkëshortin e saj në udhëtimet e tij të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button