☁️
Tiranë 14°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.82 ▲8.54%
ARI 4,744 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,763 ▼ -1.24% ETH $2,186 ▼ -1.36% XRP $1.3252 ▼ -0.36% SOL $81.6800 ▼ -0.77%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.82 ▲8.54 % ARI 4,744 ▼0.91 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.82 ▲8.54 % ARI 4,744 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Katër artistë të njohur, në garë për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve

Katër artistë të njohur Helidon Haliti, Kreshnik Xhiku, Erzen Shkololli dhe Artur Çela kanë kandidatura për postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Kandidimi i tyre u bë, pasi Ministria e Kulturës shpalli më 3 tetor konkursin për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, pas mbarimit të mandatit katërvjeçar të drejtorit aktual Artan Shabani.

Artan Shabani ka zgjedhur të mos rikandidojë sërish në postin drejtues. Ndërsa afati për aplikim është mbyllur më 16 tetor, shihet se kandidatët që garojnë për drejtorin e Galerisë Kombëtare kanë një karrierë të pasur artistike.

Helidon Haliti, është një nga piktorët më të talentuar të pas viteve ’90. Së fundmi ka qenë organizator i Bienales së Akuarelit në Tiranë.

Kandidati tjetër Kreshnik Xhiku, skulptor ka drejtuar fakultetin e Arteve Pamore për disa vite dhe ka qenë edhe dekan i Universitetit të Arteve në vitet ‘96. Njihet si autor i disa veprave monumentale.

Ndërsa Erzen Shkololli, artisti kosovar është bërë i njohur si autor e kurator i ekspozitave dhe bienaleve ndërkombëtare. Artur Çela ka qenë skulptor që ka emigruar prej vitesh ne Itali dhe është rikthyer në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.