⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.94 ▲0.81%
ARI 4,157 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,727 ▲ +1.96% ETH $2,494 ▲ +1.29% XRP $1.3781 ▲ +3.11% SOL $107.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.94 ▲0.81 % ARI 4,157 ▲0.18 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.94 ▲0.81 % ARI 4,157 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

Nga Eduard Zaloshnja

Protesta bulevardore në Tiranë filloi para 94 ditësh (duke marrë shkas nga një sulm fizik i ca rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec të Vlorës). Gjatë 94 ditëve, protesta ka njohur ulje e ngritje në pjesëmarrje (goxha më shumë ulje, se sa ngritje), dhe ende nuk ka realizuar asgjë konkrete politikisht – asnjë grup drejtues i gjithëpranuar nga protestuesit publikisht, asnjë objektiv politik i realizuar!

Nga pikëpamja e zhurmës algoritmike në rrjetet sociale, në fakt, protesta bulevardore ka qenë e suksesshme. Por ka mbetur vetëm gumëzhimë internetore…

Teksa vjeshta po fillon, dy partitë e mëdha po ziejnë përbrenda për të nxjerrë kandidatët e tyre në garën bashkiake të Tiranës, të cilët do të bekohen përfundimisht nga Rama e Berisha (përkatësisht). Ndërkohë protesta bulevardore vazhdon ritualin e përditshëm…

Në qoftë se duan të tregojnë se sa këllqe elektorale kanë në kryeqytet, organizatorët e protestës bulevardore mund të nxjerrin një kandidat për Bashkinë Tiranë, që të garojë me kandidatët e Ramës dhe Berishës.

Më 2023, rreth 165 mijë tiranas votuan për kandidatin e Ramës (rreth 6.5 mijëve nga ata 165 mijë u rezultuan votat të pavlefshme); rreth 105 mijë votuan për kandidatin e Berishës (rreth 4.5 mijëve nga ata 105 mijë u rezultuan votat të pavlefshme); dhe rreth 32 mijë votuan për kandidatë të tjerë (rreth 1.3 mijëve nga ata 32 mijë u rezultuan votat të pavlefshme). Ndërkohë, rreth 200 mijë zgjedhës tiranas nuk votuan fare…

Me pak fjlaë, fusha elektorale është e hapur për një kandidat bulevardor, spese nga rreth 500 mijë zgjedhës në Bashkinë Tiranë, vetëm 6/11 votuan para tre vjetësh për dy kandidatët e Ramës dhe Berishës. Ndërsa 5/11 e zgjedhësve tiranas ose nuk votuan fare ose votuan për kandidatë të tjerë anti Ramë-Berishë…

SHËNIM: Në bashkitë e tjera të vendit, protesta bulevardore ka qenë pothuaj inekzistente – nja dy ditë dolën në fillim ca qindra protestues në bulevardin e Korçës e në pedonalen e Shkodrës, dhe ca dhjetëra protestues në Durrës e Fier.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.