☁️
Tiranë 24°C · Vranët 01 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.68 ▲5.74%
ARI 4,376 ▼2.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,152 ▼ -2.15% ETH $2,409 ▼ -2.57% XRP $1.3442 ▼ -2.84% SOL $99.3300 ▼ -3.97%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
roze

“A ishte kjo në tokë të vjedhur?”/ Billie Eilish kritikohet për dasmën e vëllait

Billie Eilish është përfshirë në një valë kritikash në rrjetet sociale pasi drejtoi ceremoninë e martesës së vëllait të saj, Finneas O’Connell, në një pronë që dikur i përkiste komuniteteve indigjene amerikane.

Ceremonia u zhvillua të shtunën në rezidencën luksoze San Ysidro Ranch, në Montecito, Kaliforni. Pas publikimit të lajmit, disa përdorues të rrjeteve sociale vunë në dukje se zona ku ndodhet prona ka qenë historikisht pjesë e territorit të popullsisë indigjene Chumash.

Një përdorues në X shkroi: “A ishte kjo në tokë të vjedhur?”, ndërsa një tjetër komentoi: “Ajo është në tokë të vjedhur.”

Reagimet lidhen veçanërisht me një deklaratë që Eilish bëri gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy në shkurt, ku gjatë fjalimit të saj kishte thënë: “Askush nuk është ilegal në tokë të vjedhur.”

Populli Chumash ka banuar historikisht në një pjesë të gjerë të brigjeve qendrore dhe jugore të Kalifornisë, përfshirë edhe zonën e Montecitos.

Sipas të dhënave historike të cituara nga media amerikane, territori i Chumash shtrihej dikur në rreth 18 mijë kilometra katrorë, nga Malibu deri në Paso Robles dhe drejt pjesës perëndimore të luginës së San Joaquin.

Kolonizimi spanjoll i zonës së Santa Barbara nisi në fundin e shekullit XVIII. Më vonë, prona San Ysidro Ranch u zhvillua fillimisht si një fermë agrumesh dhe më pas si hotel luksoz.

Prona ka pritur ndër vite emra të njohur të politikës dhe Hollywood-it. Winston Churchill ka qëndruar aty me familjen e tij, ndërsa Vivien Leigh dhe Laurence Olivier u martuan në këtë rezidencë. John F. Kennedy dhe Jacqueline Kennedy gjithashtu e zgjodhën këtë vend për muajin e mjaltit.

Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski u njohën përmes një aplikacioni takimesh në vitin 2018. Producenti dhe muzikanti është shprehur më herët se ishte aq i impresionuar nga Claudia saqë nisi të shkruante këngën “Claudia” që në ditën kur u njohën.

Çifti bleu një shtëpi së bashku një vit më vonë dhe u fejua në shtator 2025, pas shtatë vitesh lidhje.

Sulewski, aktore, YouTubere dhe themeluese e markës së produkteve për kujdesin e lëkurës Cyklar, veshi katër fustane të personalizuara nga Oscar de la Renta gjatë fundjavës së dasmës.

Në mesin e të ftuarve VIP raportohet se ishin Justin dhe Hailey Bieber, Kristen Bell dhe Dax Shepard, Nina Dobrev, Emma Chamberlain, Jason Sudeikis dhe Rachel Sennott. Billie Eilish mori pjesë së bashku me të dashurin e saj, Nat Wolff.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.