☁️
Tiranë 24°C · Vranët 01 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.68 ▲5.74%
ARI 4,376 ▼2.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,152 ▼ -2.15% ETH $2,409 ▼ -2.57% XRP $1.3442 ▼ -2.84% SOL $99.3300 ▼ -3.97%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
roze

Harry Styles dhe Zoë Kravitz drejt altarit: Zbulohen detajet e dasmës së tyre

Harry Styles dhe Zoë Kravitz duan që ceremonia e tyre e martesës të jetë e vogël dhe intime, por kur vjen puna te festimet, çifti duket se ka plane shumë më të mëdha.

Një burim pranë çiftit ka treguar për PEOPLE se ata dëshirojnë “festa të mëdha” me muzikë live dhe shumë kërcime, ndërsa mbi të gjitha duan të jenë të rrethuar nga njerëzit e tyre më të afërt.

“Zoë dhe Harry duan muzikë live — kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e dasmës për ta. Përveç kësaj, ajo që u intereson më shumë është të kenë pranë njerëzit e tyre të dashur dhe të festojnë me personat më të afërt”, tha burimi.

Sipas tij, këngëtari 32-vjeçar dhe aktorja 37-vjeçare po e organizojnë dasmën në një mënyrë “të qetë dhe pa shumë stres”, pavarësisht se të dy janë shumë të përkushtuar ndaj karrierës së tyre.

“Ata nuk janë aspak të fiksuar pas detajeve të dasmës. U intereson më shumë të krijojnë një eksperiencë argëtuese dhe të bukur për njerëzit që kanë më shumë për zemër”, shtoi burimi.

Lajmi për fejesën e Harry Styles dhe Zoë Kravitz u konfirmua në prill, rreth tetë muaj pasi ata u fotografuan për herë të parë së bashku. Burimi thotë se çifti “e shijon shumë të qenit të fejuar” dhe se të dy janë bërë një dyshe shumë e fortë.

“Personalitetet dhe stilet e tyre të jetesës përputhen shumë mirë. Janë një çift i mrekullueshëm”, tha ai.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në gusht të vitit 2025, kur Styles dhe Kravitz u fotografuan duke ecur krah për krah në Romë. Një ditë më vonë, raportime të tjera pretenduan se dyshja ishte parë duke u puthur në Londër një javë më parë.

Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, çifti është përpjekur të kalojë sa më shumë kohë së bashku.

“Ata kanë orare shumë të ngarkuara që jo gjithmonë përputhen, por duken shumë seriozë dhe të përqendruar për t’i dhënë përparësi kohës së tyre së bashku. Gjithashtu, duket se kanë krijuar një jetë që të dy e shijojnë vërtet”, tha një burim.

Kravitz ka qenë gjithashtu pranë Styles gjatë angazhimeve të tij muzikore. Ajo e mbështeti këngëtarin në koncertin e parë të turneut të tij në Amsterdam, më 16 maj, ku u pa duke kënduar dhe kërcyer nga zona VIP.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.