⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja planifikon sanksione të reja ndaj bankave në kuadër të presionit ndaj Iranit

UASHINGTON, 1 shtator /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vendosin së shpejti sanksione ndaj bankave, si pjesë e presionit të shtuar ekonomik ndaj Iranit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha sot se masat e reja pritet të shpallen këtë javë, ndërsa masa të tjera do të pasojnë javën e ardhshme.

Duke folur në kuadër të një takimi ministror të G20-s në Asheville, në Karolinën e Veriut, Bessent tha se SHBA-ja po i diskuton planet me aleatët e saj.

Sipas tij, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe vende të tjera kanë shprehur mbështetje të fortë.

Bessent bëri të ditur gjithashtu se SHBA-ja do të përpiqet të zbulojë dhe gjurmojë asetet që i përkasin Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Ai përmendi në mënyrë të veçantë llogaritë bankare në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Javën e kaluar, sekretari amerikan i Thesarit njoftoi se SHBA-ja synon ta izolojë më tej Iranin ekonomikisht, përmes sanksioneve të reja, me qëllim ushtrimin e presionit të fortë ndaj udhëheqjes në Teheran.

Megjithatë, ai nuk dha detaje të plota mbi të gjitha masat e planifikuara.

Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur se mund të vendosen të ashtuquajtura sanksione dytësore ndaj vendeve dhe organizatave që operojnë në pesë sektorë ekonomikë: asetet digjitale, teknologjia, ari, aviacioni dhe transporti detar.

OKB-ja, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur prej vitesh sanksione të gjera ndaj Iranit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presioni i ri i paralajmëruar nga SHBA-ja, do ta afrojë Uashingtonin me objektivat e tij në konfliktin e bllokuar me Iranin.

Bessent tha se marrëveshja kuadër e arritur me Teheranin në qershor nuk funksionoi, sepse Irani nuk ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje.

Detyra e tij, shtoi ai, është të krijojë kushtet që Irani të arrijë një marrëveshje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.