☁️
Tiranë 24°C · Vranët 01 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.68 ▲5.74%
ARI 4,376 ▼2.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,152 ▼ -2.15% ETH $2,409 ▼ -2.57% XRP $1.3442 ▼ -2.84% SOL $99.3300 ▼ -3.97%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Prokuroria kërkon paraburgim për 19-vjeçarin që theri me thikë një të mitur

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi 19-vjeçar të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë”.

“I dyshuari dhe vëllai i tij i mitur, i cili është nën kufirin ligjor për përgjegjësi penale, kryen akte dhune që shkaktuan lëndime të rënda trupore me thikë tek një fëmijë dhe një i rritur, ndërsa një fëmijë tjetër u lëndua lehtë. Ata shkaktuan një ndjenjë pasigurie, kërcënimi, frike dhe ankthi në publik dhe tek personat e pranishëm”.

“Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e rritur”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se fëmija i plagosur është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi ministri.

Ndërsa Komuna e Çairit në një njoftim për media ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin në të cilin është lënduar rëndë një i mitur dhe shpreson në shërimin sa më të shpejtë të tij.

“Në lidhje me informacionet e publikuara në media, sqarojmë se ngjarja në fjalë nuk ka ndodhur në territorin e Komunës së Çairit. Hetimi dhe përcaktimi i plotë i rrethanave të rastit janë në kompetencë të institucioneve përkatëse”.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit, veçanërisht faktin se bëhet fjalë për të mitur, apelojmë për raportim të kujdesshëm dhe për verifikimin e saktë të informacioneve, përfshirë edhe lokacionin e ngjarjes, në mënyrë që të shmanget krijimi i një perceptimi të gabuar në opinion”, thonë nga Komuna e Çairit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.