🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,678 ▲ +0.3% ETH $2,153 ▲ +0.27% XRP $1.4459 ▼ -0.36% SOL $90.4700 ▲ +1.22%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Kërcënimet ndaj Tsipras, Athina reagon ashpër ndaj Turqisë

Duke marrë si shkas vizitën e këtij të fundit në ujërat pranë ishullit Imia, për të hedhur një kurorë me lule në kujtim të tre oficerëve grekë që humbën jetën gjatë incidentit më të nxehtë midis dy fqinjëve në Egje, 22 vjet më parë, Jigit Bulut, gjatë një programi televiziv, ka thënë:

“Athina do të ndiejë zemërimin e Turqisë, më keq se në Afrin. Ne do të thyejmë këmbët dhe duart e zyrtarëve, kryeministrit apo çdo ministri që do guxojë të shkelë në Imia, në Egje”, tha këshilltari i Erdogan.

Athina zyrtare i ka cilësuar deklaratat e tij, të padenja, të huaja për kulturën politike evropiane dhe i ka bërë thirrje këshilltarit të presidentit turk, që duke pasur parasysh postin, të kuptojë se qëndrime të tilla nuk ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme greke ka theksuar se statusi ligjor i Egjeut është i qartë dhe i garantuar me ligj ndërkombëtar. Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë janë shtuar ditët e fundit, pas përpjekjes së flotës turke të pengojë dy luftanijet greke, në të cilat ndodhej ministri i Mbrojtjes, Kamenos, të lundrojnë pranë ishullit Imia.

Athina ka përgënjeshtruar publikimet e mediave turke, sipas të cilave Kamenos nuk mundi të shkojë në vendngjarje, duke publikuar videot përkatëse nga memoriali i hedhjes së kurorës pranë ishullit të kontestuar nga Ankaraja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.