🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.78 ▲3%
ARI 4,660 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,673 ▼ -0.79% ETH $2,105 ▼ -1.22% XRP $1.3110 ▼ -2.03% SOL $79.5900 ▼ -2.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.78 ▲3 % ARI 4,660 ▼0.53 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.78 ▲3 % ARI 4,660 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Kërcënimet për krizë në SHBA, shpëtoi HSBC nga akuzat

Autoritetet amerikane nuk do ta ndjekin penalisht bankën HSBC për pastrim parash në vitin 2012, pasi brenda Departamentit të Drejtësisë kishte shqetësime se kjo do të shkaktonte një krizë globale financiare.

Në një raport të Kongresit amerikan për këtë çështje, shkruhet se edhe zyrtarë britanikë, përfshirë kancelarin George Osborne, shtuan presionin duke paralajmëruar SHBA për trazira në tregje.

Sipas raportit, Mbretëria e Bashkuar pengoi hetimin dhe ndikoi në rezultatin e tij. HSBC u akuzua se kishte lejuar kartelet e drogës të përdornin bankat amerikane për pastrim parash. Banka, e cila ka qendrën e saj në Londër, pagoi një dëmshpërblim prej 1.9 miliard dollarësh, por nuk u përball me padi kriminale dhe asnjë prej zyrtarë të lartë të saj nuk u akuzua formalisht.

Në raportin e Kongresit shkruhet qartë se George Osborne, shefi i financave britanike, ndërhyri në çështjen e HSBC duke i dërguar një letër bankës federale amerikane në të cilën shprehte shqetësimin e Britanisë së madhe për veprimet e autoriteteve amerikane ndaj bankave britanike.

Në letër shkruhej se përndjekja kriminale e HSBC do të kishte pasoja shumë serioze për stabilitetin financiar dhe ekonomik, sidomos në Azi dhe Europë.

Raporti i Kongresit amerikan akuzon dhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA Erik Holder se gënjeu Kongresin për vendimin për të mos paditur HSBC.

Në të shkruhet se Holder injoroi rekomandimet për të paditur bankën HSBC për shkak të rëndësisë së këtij institucione në tregjet financiare. Pas publikimi të raporti të kongresit, drejtuesit e HSBC dhe autoritetet amerikane nuk pranuan të bëjnë komente. Po ashtu edhe thesari britanik nuk ju përgjigj interesit të mediave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.