Kronika

Kërcënuesi i Ramës: Jam penduar, isha i dehur

Avokati Bashkim Hoxha del para gjykatës, e cila vendos burg pa afat. Akuzohet për dy vepra penale

bashkim hoxhaAvokati Bashkim Hoxha është penduar për mesazhet kërcënuese ndaj Kryeministrit Edi Rama, teksa ka kërkuar edhe një masë lehtësuese në Gjykatën e Tiranës. Para gjyqtarit Kastriot Gramshi, avokati ka pranuar se ka komunikuar me Kryeministrin, por ka thënë se nuk ka pasur për qëllim kërcënimin, por për t’i bërë komplimente. Megjithatë, prokurori Valentin Preçi kërkoi një masë shtrënguese burg pa afat, pasi Hoxha, sipas tij, akuzohet për dy vepra penale, atë të keqpërdorimit të thirrjeve telefonike dhe tjetra për kanosje. Në fund, gjyqtari vendosi masën arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve. Avokati u arrestua natën e 29 nëntorit, disa orë pasi ai i kishte dërguar Kryeministrit disa SMS. Sipas dosjes, avokati Bashkim Hoxha, në gjendje të dehur, në orën 4:00 të mëngjesit të së shtunës, më 29 nëntor, i dërgoi një mesazh Edi Ramës, ku i bënte qejfin, në lidhje me famën që Kryeministri kishte fituar në arenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Pak a shumë përmbajtja e këtij mesazhi ishte se “Fotografia juaj po qarkullon në gjithë botën si fotoja e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit në Konferencën e Londrës”. Si përgjigje, sipas prokurorisë, avokati mori një telefonatë nga Kryeministri, i cili ishte shqetësuar nga gjithçka po ndodhte në orët e para të mëngjesit. Hoxha pretendon se Edi Rama e ka ofenduar dhe e ka fyer dhe si përgjigje, ai i dërgoi disa mesazhe rresht. Në lidhje me tekstin që përmbanin këto mesazhe, burime të policisë dhe prokurorisë thanë se frazat ishin tepër ofenduese për Ramën dhe familjarët e tij, ku kishte sharje të rënda. Kësisoj, Kryeministri, mëngjesin e 29 nëntorit, e ka denoncuar në polici avokatin Hoxha, të cilit në mbrëmje iu vunë prangat. Policia e Tiranës e pasqyroi arrestimin përmes një komunikate, ku thuhej se “më datë 29 nëntor 2014, ora 23:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bashkim Hoxha, 58 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse ky shtetas ka dërguar SMS kërcënuese për shtetasin me iniciale E.R. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular i markës ‘Samsung’. Arrestimi u krye bazuar në nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal”.

Related Articles

Nje koment

  1. ksi avoketen ka plot per fat te keq ne shipri, çdo dit e me shum po shtohet edhe mbydhja e fjales se lir ,rama e ben ket te deshmoj qe kutia e famshme qe ka hap asht shum e hapun sa smund te quhet ma kuti .Ket e ka kopie te para ardhsit ,me flet rrufet e dikurshme “shkruj ,çfare mendon ti per punen e njerzit”kjo do te thot te rilindim te shkueren jo te ardhmen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button