Bota
Kerry kërkon ndjesë për mospraninë në marshimin e Parisit kundër terrorizmit
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry kërkoi ndjesë për mungesën në marshimin e të dielës së kaluar në Paris kundër terrorizmit, ku morën pjesë shumë liderë botërorë, deklaroi sot ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius.
“Ai kërkoi ndjesë”, deklaroi Fabius para medias.
Po sot në mëngjes, zyrtari i lartë amerikan vendosi një kurorë me lule në supermarketin ku ndodhën pengmarrjet dhe në redaksinë e revistës satirike ”Charlie Hebdo” në Paris.
“Do të ishte mirë që Kerry të ishte atje… Ai më tha se ishte ndjerë keq që nuk ishte i pranishëm në marshimin e së dielës”, theksoi Fabius.