🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.92 ▲2.23%
ARI 4,678 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,559 ▼ -0.59% ETH $2,104 ▼ -1.11% XRP $1.3120 ▼ -2.21% SOL $79.5400 ▼ -2.41%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.92 ▲2.23 % ARI 4,678 ▼0.13 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.92 ▲2.23 % ARI 4,678 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kerry: Kosova, partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

kerry-kosova-partner-i-r-euml-nd-euml-sish-euml-m-n-euml-luft-euml-n-kund-euml-r-terrorizmit_hdMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry, në të cilën sekretari Kerry e falënderon ministrin Hoxhaj për shprehjen e solidaritetit dhe mbështetjes me rastin e përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, në letër, sekretari Kerry shpreh mirënjohje për kontributin e Kosovës si një partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari Kerry thekson se “trembëdhjetë vjetori i sulmeve, na përkujton se lufta jonë e përbashkët për t’i dhënë fund terrorizmit mbetet një prioritet i ngutshëm”, dhe se kjo dëshmohet nga kërcënimi shumë real që Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) përbën për të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

“Presidenti Obama dhe unë për këtë arsye kemi bërë thirrje për një koalicion global për ta degraduar dhe përfundimisht shkatërruar ISIL-in përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit. Ne e mirëpresim kontributin e Kosovës në këtë përpjekje duke përfshirë arrestimin e luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të tyre dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan sekretari Kerry, duke shprehur besimin në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar sfidat rajonale dhe globale me të cilat përballen bashkërisht dy shtetet tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.