☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.00 ▲0.61%
ARI 4,721 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,216 ▲ +2.27% ETH $2,106 ▲ +4.18% XRP $1.3410 ▲ +1.41% SOL $83.2100 ▲ +0.96%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.00 ▲0.61 % ARI 4,721 ▲0.9 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.00 ▲0.61 % ARI 4,721 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Kerry telefonon Lavrov: Ndihma ushtarake për Assad, minon luftën kundër terrorizmit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Sergey Lavrov në përpjekjen e radhës për të sqaruar synimet ushtarake të Moskës në Siri.

Kerry paralajmëroi se mbështetja për Assad-in mund të përshkallëzojë dhe të tejzgjasë konfliktin civil në Siri.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për rritje të prezencës së saj ushtarake në Siri. Moska nuk e ka mohuar këtë fakt. Përkundrazi, së fundmi po del gjithnjë e më hapur, madje duke u bërë thirrje edhe vendeve të tjera që t’i bashkohen përpjekjeve të saj në ndihmë të Assad-it. Këtë kërkesë, Putin dhe zyrtarët e tjerë të lartë në Moskë e argumentojnë me pretendimin se po ndihmojnë në luftën kundër ekstremistëve islamikë.

Rusia ka rritur prezencën e saj me trupa dhe armatime në brigjet e Latakias, në një kohë kur regjimi i Assad-it po humbet terren ndaj grupeve rebele.

Besohet se telefonata e Kerry-Lavrov ishte e treta brenda 10 ditëve. Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit paralajmëroi homologun rus se “mbështetja ndaj Presidentit Assad po minonte qëllimin e përbashkët në luftën kundër ekstremizmit dhe përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin”.

Lëvizjet e fundit të Moskës janë komentuar edhe ngë Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi, Josh Earnest e përshkroi mbështetjen e Rusia ndaj Assad-it si një “bast të humbur”.

Analistët mendojnë se ndihma ruse ndaj regjimit të Damaskut, nuk duhet parë si tregues i besnikërisë së saj ndaj një aleati, por si një mundësi që Moska synon të shfrytëzojë për forcuar rolin e vet në politikën globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.