Kërstiq: Synimi i Vuçiqit ishte që pikën për Ujmanin ta prezantojë si fitore në Serbi
Por sipas Kërstiqit, i cili vepron në veriun e populluar me shumicë serbe, ajo çfarë ndodhi në Ëashington është parapërgatitje e asaj që do të ndodhë muajt në vijim.
“Amerika me këtë marrëveshje ka siguruar interesat e veta, siç na shpjegon pika për Izraelin, ku Kosova dhe Serbia pranuan që t’i hapin ambasadat në Jerusalem, edhe pse kjo shkon kundër rezolutës së Kombeve ë Bashkuara dhe qëndrimit zyrtar të Bashkimit Evropian”, ka shtuar Kërstiqi.
Pranimi i ujdisë për zhvendosjen e Ambasadës, sipas Kërstiqit, për Serbinë ka prodhuar edhe një efekt tjetër.
“Nënshkrimi i Vuçiqit në një marrëveshje që shkon kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, ia suspendon Serbisë argumentin që të insistojë në zbatimin e Rezolutës 1244 për Kosovën. Nëse vetë i shkel rezolutat e OKB-së, si mund t’u kërkosh të tjerëve zbatimin e atyre”, ka theksuar Kërstiq.
Me gjithë pohimet e Hotit se nuk ka pasur ndërhyrje në drafte para nënshkrimit të atij final në Shtëpinë e Bardhë, atë e demanton dokumenti një kopje të të cilit e ka publikuar “Koha Ditore”. Në draftin fillestar që u ka shkuar palëve thuhet se “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”. Burime të “Kohës” thonë se kjo pikë ishte pranuar nga kryeministri Hoti, dhe për këtë arsye Ramush Haradinaj doli publikisht për të paralajmëruar kundër nënshkrimit të saj.
Pas kërcënimit të Haradinajt me dalje nga koalicioni, Hoti ka kërkuar të riformulohet kjo pikë në marrëveshjen finale.
“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë Amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të ndarjes së Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në versionin final të marrëveshjes për pikën rreth Ujmanit.