☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,626 ▲1.39%
DOW 52,483 ▲0.48%
NASDAQ 25,521 ▲1.82%
NAFTA 86.28 ▲0.28%
ARI 3,994 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,392 ▲ +1.41% ETH $2,078 ▲ +1.83% XRP $1.0606 ▼ -0.25% SOL $84.8900 ▲ +2.55%
S&P 500 7,626 ▲1.39 % DOW 52,483 ▲0.48 % NASDAQ 25,521 ▲1.82 % NAFTA 86.28 ▲0.28 % ARI 3,994 ▼0.9 % S&P 500 7,626 ▲1.39 % DOW 52,483 ▲0.48 % NASDAQ 25,521 ▲1.82 % NAFTA 86.28 ▲0.28 % ARI 3,994 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Këshilli Drejtues voton hapjen e garës për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar është mbledhur të enjten e datës 28 tetor dhe ka vendosur të çelë zyrtarisht garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Gara do të quhet e hapur zyrtarisht me datë 1 Nëntor 2021, datë nga e cila kandidatët e interesuar do të kenë mundësi të dorëzojnë aplikimet e tyre.
Neni 11 i Statutit të RTSH-së parashikon se kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentacionin e tyre më zarf të mbyllur për një periudhë 10 ditore që nga data e çeljes së garës, që në këtë rast është afati nga 1 deri më 10 Nëntor 2021. Më pas Këshilli Drejtues i RTSH bën vlerësimin e kandidaturave dhe me votim të fshehtë vendos përfshirjen e tyre në garë duke i renditur sipas rendit alfabetik.
Kandidatët që plotësojnë kriteret ftohen të paraqesin platformat e tyre para KDRTSH brenda një afati 5 ditor nga përfundimi i aplikimeve ku secilit i mundësohen 15 minuta kohë për paraqitjen e platformës dhe 15 minuta kohë për pyetje.
Më pas vijohet me votimin sipas parimit një anëtar një votë. Kandidatura që siguron 3 të pestat e votave zgjidhet drejtor i përgjithshëm i RTSH, në të kundërt dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota kalojnë në një raund të dytë votimi.
Nëse në raundin e parë nuk arrihet shumica prej tre të pestash, KDRTSH cakton datën e votimit të dytë që zhvillohet brenda 7 ditëve dhe po kështu vijohet deri në një raund të tretë votimi. Në rast se edhe në votimin e tretë nuk arrihen 3 të pestat, në raundin e 4 dhe të 5 drejtori i përgjithshëm zgjidhet me më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve. Votimi i pestë kryhet në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë shumicë votash dhe kryhet mes kandidatëve me numrin më të lartë të votave. Në rast se ka disa kandidatë me të njëjtin numër votash, fituesi caktohet me short. Në rast edhe të dështimit të raundit të pestë të votimit, KDRTSH shpërndahet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.