Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,843 ▲ +0.91% ETH $2,240 ▲ +1.05% XRP $1.3449 ▲ +0.22% SOL $84.1100 ▲ +0.61%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Këshilli i Etikës kërkon vetërregullim e mediave në Maqedoni

Me rastin e zgjedhjeve parlamentare të paralajmëruara për në muajin dhjetor, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, (KEMM) në ambientet qendrës së informacionit të BE-së mbajti një konferencë për mediat. Dragan Antonovski nga Këshilli Drejtues duke folur për detyrimet që kanë mediat dhe vetërregullimin, tha se informimi profesional kontribuon drejt përmirësimit të situatës në fushën e medias.

“Prandaj dua të ritheksoj detyrimin për informim të drejtë, etik dhe profesional si dhe t’u jepet hapësirë të gjithë pjesëmarrësve në skenën politike, me theks të veçantë në përfshirjen e qytetarëve në mënyrë që të mund të zgjedhin drejt interesat e shtetit. KEMM u bënë thirrje mediave të respektojnë detyrimin kryesor, të informojnë qytetarin dhe të mos e gënjejnë atë, tu japin hapësirë të gjithë pjesëmarrësve në skenën politike dhe të debatojnë në mënyrë transparente duke respektuar standardet e informimit”, tha ai.

Kreu i Komisionit për Ankesa në KEMM, Mirçe Adamçevski tha se këtë vit kanë pranuar 89 shkresa ndërsa që nga fillimi i punës së komisionit kanë pranuar 130 ankesa.

“Komisioni ka punuar edhe gjatë verës, ku kemi marrë dhjetëra ankesa. Sa i përket kërkesave vazhdojnë të dominojnë portalet, sepse ata nuk janë të rregulluara (me ligj). Në periudhën e ardhshme presim rritje të numrit të ankesave. Numri më i madh ankesave ka të bëjë me injorimin e palës së dytë në tekst, përzierjen e fakteve me mendimin, prania e gjuhës së urrejtjes, si dhe për diskriminimin”, tha Adamçevski.

Këshilli mbi Etikën e Mediave në shkurt të këtij viti inicioi nënshkrimin e Kartës për raportimin etik gjatë zgjedhjeve për mediat komerciale. Karta u nënshkrua nga 32 media dhe nga Shoqata e Mediave Private në Maqedoni, e cila bashkon 60 media rajonale dhe lokale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.