☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,192 ▼ -3.66% ETH $1,989 ▼ -3.44% XRP $1.3220 ▼ -2.77% SOL $82.8900 ▼ -3.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kështu do të duket “NEWBORN”-i për 17 shkurt (Foto)

Autori i Monumentit “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, ka parashtruar ide se si do të duhej të duket për 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë monumenti që kishte projektuar nëntë vjet më parë.

Gazeta “Epoka e re” ka arritur ta shohë këtë ide që autori i Monumentit “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, ia ka përcjell në mënyrë elektronike MKRS-së, konkretisht Komisionit për Vlerësimin dhe Shqyrtimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese Konservuese të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

Sipas idesë së Fisnik Ismailit, Monumenti “NEWBORN” duhet të ngjyroset me pamjen e një muri (me tulla apo beton) dhe për ta kompletuar instilacionin “No Walls” -“Jo mure”.

“Meqenëse ndërtimi i mureve është çështje që nuk po flitet vetëm në Kosovë por në mbarë botën, ideja është që ‘NEWBORN’ për ta përçuar një porosi të fortë e cila kundërshton muret, apo çfarëdo ndarje që sot po ndodh mes njerëzimit. Ideja është që me e ngjyros si mur (tulla apo çimento duhet me vendosë) dhe për t’i i rrëzuar shkronjat N dhe W për ta kompletuar instilacionin ‘No Walls’.

Realizimi duhet për të filluar të hënën, të mërkurën, kurse të enjten ngjyroset si mur, dhe të enjten mbrëma rrëzohen shkronjat N dhe W, në mënyrë që të premten më 17 shkurt të jetë gati”, është bërë me dije në kërkesën e Fisnik Ismailit.

Totali i shpenzimeve për këtë ide, sipas ideatorit të Monumentit “NEWBORN”, mund ta kapë shumën deri në 3000 mijë euro.

Ismaili në kërkesë e tij thotë se esenca e vet Monumentit “NEWBORN” është që t’i ndryshohet pamja për çdo vit, duke e simbolizuar një dukuri që ka të bëjë me Kosovën si shtet i ri dhe marrëdhëniet e saj me botën, qoftë politike apo sociale por asnjëherë për t’u përdorur si mjet për mesazhe apo propagandë të brendshme politike.

Ismalili në këtë email, në të cilin paraqet idenë e tij për këtë vit se si do të duket “NEWBORN”-i, tregon se të gjitha ngjyrosjet që i ka bërë më herët ishin iniciativë vetjake e tij dhe vullnetarëve të shumtë që kishin ndihmuar për ta ngjyrosur Monumentin e pavarësisë së Kosovës.

Monumenti “NEWBORN” është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme 2016-2017, vendimi 68/2016, datë 10.10.2016 nënshkruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lënda i bartet për shqyrtim Komisionit për Vlerësimin dhe Shqyrtimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese Konservuese të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, i cili më së largu deri të hënën duhet të jap përgjigje nëse do të realizohet kjo ide e Fisnik Ismailit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.