Ekonomia

KfW financon 3 milionë euro për mbrojtjen mjedisore të liqenit të Shkodrës

Komisioni-per-veprimtarite-prodhuese-tregtine-dhe-mjedisin-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-1-466x350 Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikë së Shqiperisë dhe qeverisë së Republikës së Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2011 për projektin “Programi i mbrojtjes mjedisore të liqenit të Shkodrës”.

Projekti “Furnizimi me ujë dhe mbrojtja mjedisore e liqenit të Shkodrës”
financohet në zbatim të strategjisë sektoriale të Ujësjellës – Kanalizimeve, e cila është pjesë e Strategjisë (integrale) Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, iniciuar nga qeveria shqiptare.

Objektivi kryesor i projektit është ndërtimi i infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujërave të përdorura në qytetin e Shkodrës, me qëllim  mbrojtjen mjedisore të liqenit të Shkodrës, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për popullsinë.

Liqeni Shkoder Foto Gasper Marku ATSH

Bashkëfinancuesit e projektit janë Sekretariati i Shtetit për Ekonominë (SECO), Bashkëpunimi Financiar Gjerman (KfW), Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe qeveria shqiptare. Kjo marrëveshje parashikon një shumë financimi 3 000 000 Euro, e cila jepet si një financim shtesë nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman nëpërmjet KfW, me qëllim mbulimin e kostove të punimeve shtesë për Ndërmarrjen e Ujësjellës – Kanalizimeve Shkodër, ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura në Shirokë, punimet shtesë për instalimin e matësve të ujit dhe, gjithashtu, për shërbimet e konsulencës që nevojitet për zbatim. Marrëveshja është miratuar, në parim, në datën 26.02.2014, nga Këshilli i Ministrave, dhe u nënshkrua më 22 prill 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button